Nga Boldnews.al
Shtyhet afati i aplikimeve për specializimet e mjekësisë deri në datën 31 janar. Duke marrë marrë shkas nga mosplotësimi i numrit të aplikantëve që kualifikohen për të vijuar procedurat e konkurimit, rektorati i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të shtyjë aplikimet, për rrjedhojë edhe procesin e intervistimit të kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë, që ishte caktuar të zhvillohej më 9 janar.
Sipas udhëzimit të ri, intervistimi me gojë i kandidatëve do të kryhet në datën 13 shkurt, ndërsa testimi i informatizuar do të nisë nga data 20 shkurt. Po ndërsa aplikimet do të vazhdojnë, Fakulteti i Mjekësisë ka bërë shpalljen e rezultateve të aplikantëve të deritanishëm që janë përzgjedhur për të vijuar më tej procesin e konkurimit si dhe ata që nuk kanë të drejtë të vazhdojnë pasi nuk plotësojnë kriteret.
Deri tani janë përzgjedhur 169 aplikantë për të marrë pjesë në etapat e tjera të konkursit, ndërkohë që në total për specializimet e mjekësië janë miratuar 186 kuota. Sa i takon kandidatëve që nuk kanë plotësuar kriteret, nga aplikimet e deritanishme janë përjashtuar 169 të tillë.
http://fakultetimjekesise.edu.al/images/lista%20e%20te%20kualifikuarve.pdf
http://fakultetimjekesise.edu.al/images/Lista%20e%20kandidateve%20te%20perjashtuar.pdf
Testimi i informatizuar i kandidatëve për specializimet e mjekësisë do të zhvillohet në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Provimeve sipas kalendarit të përcaktuar nga dekanati. Ditën e zhvillimit të provimit, kandidatët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi (kartë idenditeti ose pasaportë) si dhe me një fotokopje të saj.
Gjithashtu duhet që kandidatët të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të testimit. Gjatë zhvillimit të provimit nuk lehjohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit, pasi kjo do të vlerësohet si kriter skualifikimi. Ndërkaq, sallat e provimit do të mbikëqyren nga administratrorë. Në përfundim të testimit të të gjithë kandidatëve, komisioni i vlerësimit do të përgatis listën përmbledhëse të meritës me rezultatet e intervistës, testimit të informatizuar dhe notës mesatare duke renditur kandidatët sipas pikëve në rend zbritës.
Këto rezultate do të shpallen brenda dy ditësh nga testimi i informatizuar. Pas daljes së rezultateve në listën paraprake të fituesve, kandidatët do të kenë dy ditë kohë për të ankimuar rezultatet.