• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Lubonja: Rama, një enverist i vogël

21:48 : 22/12/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, analisti Fatos Lubonja duke folur për Sheshin Skëndërbej është shprehur se kryeministri Rama po vepron si një enverist i vogël që e ndryshon qendrën e qytetit njësoj si të dojë.

“Më përpara Artan Lame dhe Artan Shkreli ishin dy kundërshtarët e flaktë të betonizimit të Tiranës. Madje ata protestuan kur presidenca hoqi murin rrethues, ndërkohë që për këtë katastrofë që po krijohet në sheshin Skëndërbej po heshtin”-shprehet Lubonja.

Sipas gazetarit Andi Bushati dhe themeluesit të “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, kemi të bëjmë me arrogancë të treguar si nga qeveria ashtu edhe qeveria ndaj qytetarëve në lidhje me atë çfarë po bëjnë.

Sipas Bojaxhi, institucionet shtetërore e shohin ligjin si mjet represioni ndaj qytetarëve duke shkelur çdo të drejtë të tyre. Ndërsa për analistin Fatos Lubonja, Rama është një “Enverist i vogël”, të cilit deliri i pushtetit i ndryshoi ideologjinë e tij.

Pjesë nga debati.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ylli Rakipi: Z. Bojaxhi, keni qenë i vetmi me letër në dorë që keni dalë në shesh, dhe keni hedhur në gjyq bashkinë
Gjergj Bojaxhi: Shoqëria nuk po ngre zërin, as profesionistët që e kanë detyrë t’i tregojnë qytetarëve se si duhet bërë. Bashkia tregon arrogancë ndaj qytetarëve. Harxhojnë miliona për atë shesh. Ne kemi bërë kallzim penal dhe jo hedhje në gjyq pasi parkimi që po bëhet në Shesh është pa leje. Policia shkon arreston njerëz që bëjnë thjeshtë një mur pa leje dhe nuk arreston ata që po ndërtojnë aty pa leje. Institucionet e shohin ligjin si mjet represioni ndaj qytetarëve. Shkelin çdo procedurë, çdo të drejtë të qytetarëve. Duhet bërë konsultim publik për parkimin. Kemi të bëjmë me arrogancë

Ylli Rakipi: Kryeminsitri hodhi poshtë skicat e arkitetktit italian, projektin e De Faustos me argumentin që e bënë jashtë koncepteve të kohës, ndërkohë cili është mendimi juaj z.Lubonja për Sheshin?

Fatos Lubonja: Aty ka disa tema. E para tema e qënies së sheshit monument kulture. Se si do trajtojmë historinë. Rama ka ardhur në pushtet me idenë e kthimit të rikthimit të identitetit. Me këtë fitoi e mbështetjen time

Ylli Rakipi:Ju thoni bukur që Rama është partizan i rikthimit në identetit. Por a është Sheshi Skëndëbej një shesh që na rikthen në identiteti.

Fatos Lubonja:Duhet parë sa është funksionale. Një temë tjetër janë simbolikat e pushtetit që vendoset atje. Temë tjetër është estetika e këtij sheshi. Janë dhe çështjet e ligjshmërisë. Unë ndjeshmërinë më të madhe e kam tek historia, tek të qenit monument kulture.

Ylli Rakipi:Është ky realitet me vlera historike dhe identitet i fuqishëm i yni?

Fatos Lubonja:Kur flasim për monument kulture nuk flasim vetëm për bustet, flasim edhe për historinë e arkitekturës së një kohe. Duke pasur parasysh edhe ndërtesat e ministrive. Edi Rama është një enverist i vogël, në vend të respektonte sheshin e të bënte diku tjetër diçka tjetër, ai prishi pazarin. Njëkohësisht prishi ndërtesën e bashkisë, prishi kursalin që krijonte një kënd të bukur, prishi dhe kishën, vendosi ideoligjinë e vet, këto janë masakra. Cështja është këtu, i keni parë Lamen dhe Shkrelin në kohën e Berishës, edhe kur hoqën kangjellat e Presidencës. Bërtisnin: Ç’është ky krim??? Kurse tani lind pyetja: Çfarë e kanë këta si concept që ia japin dhe popullit dhe pse ndryshojnë kur vijnë në pushtet. Paraja ka konvertuar dhe shijet estetike, paraja dhe deliri i jep dhe pushtetin të bëjnë çfarë të duan. Ky pervertim që i bën paraja një njeriu që pretendon të jetë artist, na sjell në një situatë ku ndërtohet një shesh shumë më pak funksional e me dizajn më të shëmtuar se në kohën e Enver Hoxhës.

Ylli Rakipi: Bushati, koncepti juaj për atë që shihni…

Andi Bushati: Mendoj se qëndra ka qenë gjithnjë ashtu, një pre ku secili ka dashur të lërë gjurmën e tij, çdo udhëheqës, por ajo që mua më shqetëson jashtë estetikës, është më tepër arrogance me të cilën pushteti, në këtë rast bashkia e qeveria duan t’i imponohen këtij sheshi. Studio në të cilën bëhej ky shesh, studio belge na lind një pikëpyetje, ç’është kjo studio që me ardhjen e Ramës në pushtet bën çdo gjë të rëndësishme që bëhet në këtë vend? Është e njëjta firmë që ka bërë shtëpinë e Ramës në Surrel. E njëjta kompani që ka lidhje indirekte me Lungomaren në Vlorë. E njëjta që ka bërë Hotel Plazan në Tiranë. Pra kemi edhe këtë pjesën e arrogancës së pushtetit që me një grusht të vogël njerësish vendosin për një gjë kaq të madhe sa është sheshi i Tiranës. E para, këtu kemi një rrjet okult që bëhet për qëllime përfitimi, por edhe nëse nuk është kjo, prapë është akuza për njerëz që po vepron në keqbesim. Nëse bëhet me mirëbesim do të kishim konkurse ku jo gjithnjë fiton i njëjti njeri. Këta punojnë në mënyrë okulte, dhe nuk duan përballje me askënd.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Juventus në garë për transferimin e James Rodriguez

TË GJITHA

Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit?

09:06 : 19/06/2025

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

08:57 : 19/06/2025

Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës

08:56 : 19/06/2025

I përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, arrestohet malazezi në Spanjë

08:49 : 19/06/2025

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025

Irani sulmon spitalin në Izrael me raketë balistike, dhjetëra të plagosur

08:30 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com