Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Koplik, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë kryefamiljarja Sadete Kukaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku si pasojë e këtij shpërthimi është shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës, ndërsa si pasojë e flakëve Kukaj ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin













