• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Velipoja në Drimadhes, lejet e padhëna të Blendi Klosit që kushtojnë jetë dhe pasiguri

09:05 : 28/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Tre ngjarje të rënda kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik, në zonat bregdetare, atje ku mendohej se rendi dhe siguria, bazuar edhe në qëndrimet zyrtare të Policisë së Shtetit, do të ishte maksimale.

Në më pak se 48 orë, nga Velipoja në Drimadhes janë regjistruar 3 ngjarje, që duket se kanë lidhje pikërisht me zbatimin e ligjit lidhur me përdorimin e zonës së rërës përgjatë vijës bregdetare.

Lejet për shfrytëzimin e hapësirave jepen nga Ministria e Turizmit e drejtuar nga Blendi Klosi dhe Agjensia Kombëtare e Bregdetit, një tjetër institucion në varësi të Klosit dhe Kryeministrit Edi Rama.

Por fakti se këto institucione nuk kanë bërë ndarjen dhe për pasojë nuk kanë dhënë edhe lejet respective, bizneseve që operojnë në këto zona, ka shkaktuar përplasje që po kushtojnë jetë njerëzish.

Në Velipojë duke u gdhirë dita e dielë, si pasojë e një konflikti me armë, humbën jetën 4 persona, mes të cilëve edhe një i ri 20 vjeç, që ishte thjesht një punëtor në një prej bizneseve, pronarët e të cilit u futën në konflikt me palën tjetër. Shkaku i konfliktit mes dy familjeve ishin shezlongjet, pra hapësira ku ata duhej të vendoseshin për njërin apo tjetrin biznes. Në kushtet kur Ministria e Turizmit nuk kishte dhënë lejet, palët u përfshinë në konflikt që më pas precipitoi në përdorimin e armëve.

Lexo edhe:

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

Pak orë pas asaj që u konsiderua si masakra e Velipojës, nga Drimadha raportohet një tjetër ngjarje që ka lidhje pikërisht me shezlongjet. Të paktën 60 shezlongje, që sipas raportimeve i përkasin një biznesi të vogël, janë djegur, çka do të thotë se rasti i Velipojës nuk është një çështje e izoluar. Pak orë pas djegies së shezlongjeve në Drimadhë, në të njëjtën zonë raportohet se një i ri ka qëlluar me armë, duke shtuar në këtë mënyrë pasigurinë mbi atë se çfarë po ndodh në zonat turistike, në kulmin e sezonit.

Kjo do të thotë se përgjatë të gjithë vijës bregdetare mund të ketë ngjarje të tilla, që mund të nisin nga djegia e shezlongjeve, sikundër ndodhi në Drimadhë, deri në përdorimin e armëve që më pas shkaktojnë humbje jetësh njerëzore.

Pak ditë më parë, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, nga studio televizive fliste për turizmin elitar, madje shkoi deri atje sa kur u pyet për çmimet e larta, tha se nuk ka asnjë rëndësi, e rëndësishme është që lëshohen fatura tatimore.

Në fakt nëse Klosi mendon se turizmi elitar është ky që mund të marrë edhe jetë njerëzish, duket se është afër objektivit, por ngjarje të tilla, si në Velipojë ashtu edhe Drimadhes, nuk kanë lidhje fare me turizmin.

Ministria e Turizmit dhe Agjensia Kombëtare e Bregdetit duhej të kishin vendosur me kohë lidhur me vijën bregdetare, cilat subjekte mund ta shfrytëzonin, sipërfaqet që do të kishin në dispozicion, numrin e shezlongjeve që duhej të vendoseshin bazuar edhe në atë që konsiderohen si masat anti-Covid, duke respektuar distancat. Në fakt Klosi nuk ka bërë asgjë nga këto, përveç faktit se shfaqet në media dhe bën shoë, që fatkeqësisht kushton jetë njerëzish.

Pas masakrës së Velipojës dhe ngjarjeve në Drimadhes, Klosi dhe çdo drejtues tjetër në sektorin e Turizmit, që ka detyrimin ligjor për të dhënë lejet apo të marrë vendime mbi shfrytëzimin e sipërfaqeve përgjatë bregdetit, duhet ti përgjigjet pyetjes: pse nuk janë dhënë licensat?

Nëse do të ishin dhënë, do të shmangeshin qoftë vrasjet në Velipojë, qoftë djegia e shezlongjeve në Drimadhes, por edhe përplasje të tjera të mundshme, që duken si vatra të nxehta, pikërisht nga papërgjegjshmëia, në rastin më të mirë, apo interesat korruptive në raste të tjera.

Pas ngjarjes së Velipojës, një prej bizneseve që operon në atë zonë, denoncoi se si ai u detyrua të tërhiqej nga hapësira ku vendoste shezlongjet, pasi pala tjetër i shkoi me armë. Denoncimi u bë publik nga Hilmi Kapllanaj, i cili akuzoi Qeverinë se po bën një lojë të pistë me lejet për shfrytëzimin e hapësirave në zonat bregdetare.

Në një intervistë për mediat, ai ka thënë se ka paguar 4 milionë lekë të vjetra për lejen për vendosjen e çadrave dhe ende nuk ka marrë një përgjigje.

Ai tha e se ka paguar këtë shumë parash për 900 metra katrorë hapësirë, por kjo hapësirë ai është zënë nga dikush tjetër, ndërsa bën thirrje se shteti nuk ka ndërhyrë për këtë situatë.

“Për vendosjen e shezloneve ne kemi fituar 900 metra katrorë, ditën e hënë në datë 21/6/2021, kemi paguar 4 milionë lekë të vjetra, dhe nuk ka ardhur as shteti asnjë njeri, dhe kemi mbetur pa hapësirë.
Unë i kam vendosur shezlonet në vendin ku shteti më kishte caktuar vitin e kaluar, mua personalisht, më kanë ardhur dhe më kanë thënë që gjysma e parcelës që kam pasur vjet është e tij, dhe unë i kam hequr çadrat. Shteti po na grabit, paret na i ka marrë, është i detyruar shteti që të vijë dhe të ndajë parcelën”, denoncoi ai.

Dhe në një situatë të tillë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, e cila nis nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, dhe duhej të vijojë me çdo zyrtar tjetër, mbi apo nën të, që i trajton hapësirat si prona private, ndërsa ata që operojnë gjejnë si zgjidhje ose gjuhën e armëve, ose atë të kërcënimit dhe shkatërrimit të më të dobtit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

17:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

17:28 : 06/06/2026
HOROSKOPI

Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria

17:14 : 06/06/2026
AKTUALITET

Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

17:05 : 06/06/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

16:51 : 06/06/2026
AKTUALITET

Flamingot, protestat dhe ‘hijet’ e projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

16:42 : 06/06/2026
Para

Parashikimi i motit, ja si do të jetë koha gjatë kësaj jave

TË GJITHA

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

17:31 : 06/06/2026

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

17:28 : 06/06/2026

Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria

17:14 : 06/06/2026

Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

17:05 : 06/06/2026

Kosovë/ KQZ vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

16:51 : 06/06/2026

Flamingot, protestat dhe ‘hijet’ e projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

16:42 : 06/06/2026

“Shqipëria nuk shitet”/ Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

16:30 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgalabetholiganbetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş