• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Pacientët me kancer gjaku, pa mjekim. “Çdo dy ditë në atë shërbim dikush vdes para syve tanë”!

19:15 : 13/12/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Njerëz të sëmurë, që jeta i ka përplasur pa fund dyerve të spitalit dhe që tani, në kulmin e dëshpërimit, arrijnë deri aty sa të kërkojnë rikthimin e kohës së Enver Hoxhes. Sepse në atë kohë, sipas tyre, kishte më respekt për jetën e njeriut.

“Çdo dy ditë vdes një pacient në atë pavion. Të jetë ilaçi në magazinë dhe të mos jepet… Më kanë thënë, person i brendshëm, që ilaçi është. O ata bëjnë matrapazllëqe dhe e shesin diku tjetër ose nuk arrijnë që me lekët që ka shteti të marrin aq doza sa duhet”.

“Velcade” është emri i kimiopreparatit që mban peng dhjetëra të sëmurë në shërbimin e hematologjisë. Aktualisht ky shërbim ka mbetur zbuluar për medikamente duke filluar nga antibiotikët e deri te citostatikët. “Velcade”, por jo vetëm. Është një listë jo e vogël medikamentesh, tejet të shtrenjta që spitali nuk po mund t’ua sigurojë pacientëve, si “Endoxan” apo “Mabthera”.

G.D, 61 vjeçe, gjendet sot e shtruar në shërbimin e hematologjisë në QSUT. Pacientja, me diagnozë Mielomë Multiple, nuk ka mundur që të mbyllë asnjëherë ciklin e kimioterapisë pa mungesa. Bashkëshorti i saj P.D, tregon për “Shëndet+”, gjithë kalvarin e stërmundimeve për t’i siguruar gruas së tij ilaçet, që nga takimet në ministri, takimet me deputetë e deri te marrëdhënia me magazinieret e farmacive të spitalit.

dalja-nga-spitali

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Gruaja është shtruar në pavion me datë 18/10/2016 dhe ka dalë me datë 3/11/2016, sipas edhe kartelës, e ka bërë vetëm një herë Velcaden, vetëm 1 flakon. Ka pasur raste që kemi qëndruar edhe një muaj e gjysmë në spital se nuk ka pasur. Nuk ke ku rri 1 muaj e gjysmë në spital se nuk ke ku të lahesh, se nuk ka dush, të zënë morrat. As tani që po flasim nuk ka “Velcade”, shprehet  bashkëshorti i pacientes.

Atë që nuk e ofron spitali, e ofrojnë farmacitë private, në mënyrë krejt të jashtëligjshme. P.D tregon një copë letër ku është shkruar emri i farmacisë private që e ka “Velcade”-n dhe numrin e telefonit.

“I bie Tiranës rreth e rrotull dhe më thonë që e kemi pasur ilaçin, por nuk na e lejojnë. Dhe vetëm një farmaci e ka. E kemi ilaçin thotë farmacia: 2100 euro një flakon. Gruas i duhen 3 flakonë në muaj.

“Marr 13 mijë lekë të reja pension, si mund t’ia dal unë këtu në spital kur ajo është invalide prej 10 vjetësh. Gruaja po e mori ilaçin, është 63 vjeçe, fluturon.

Në Ministrinë e Shëndetësisë është hapur një zyrë ankesash, në katin e parë, ku dhjetëra qyetarë, çdo ditë, shkojnë dhe shënojnë kërkesë/ankesën e tyre. Kjo “zgjidhje”, veç të tjerash, ka shmangur edhe kontaktin e drejtpërdrejtë të ministrit me pacientët.

“Shkova në ministri dhe më lanë një numër protokolli, numër 21, një datë dhe shkoj prapë. Asnjë gjë. Del një vajzë e burimeve njerëzore dhe ia shpjegoj gjithçka, gjithë gjendjen e gruas. I thashë që si s’të vjen rëndë nga ajo karrige që të mban sipër. Duhet t’u kisha nxjerrë bojën, se kështu e duan këta lloj njerëzish.

Takoj një deputet te stacioni i Trenit. Bëri sikur foli me Beqajn dhe më tha shko nesër se do të të presë në ministri. Shkova dhe më thanë se Beqaj është me delegacionin turk. Shkoj të premten, po ashtu. Turp më të madh nuk ka. Është ilaç që mund të lesh 5 mangët, por këtë fute. Këta duan që të vdesësh, nuk duan të jetosh”.

Brenda një pavioni, disa e marrin shërbimin, disa të tjerë jo.

“Shkoj te magazinerja e spitalit. E njoh prej 10 vitesh dhe më thotë jam e ndershme. I thashë: Po ilaçin asaj të Pogradecit që të foli mjekja x për të, ia dhe? Po. Atëherë si qenke e ndershme ti? Ilaçin e gruas që është me kancer të zëntë ty, jo atë. Dhe ilaçin e keni brenda. S’kam pasur frikë në kohën e Enverit. Jemi bërë të thërrasim: Ku je, Enver?!” Më flasin të shtëpisë dhe të fisit. Më thonë, do të të vrasin. Le të më vrasin, por të më japin të drejtë.

“Ne shtrohemi në hematologji 1 herë në 18 ditë. Kemi fëmijë dhe i kemi bërë copë-copë. Gruaja është operuar një herë në onkologjik. Ndenji tre ditë dhe ka dalë. Është histori e gjatë puna e kësaj. Bëja analizat në shtet i dilnin mirë, i bëja në privat i dilnin keq. Ku të vesh, o i zi? Si është e mundur, më thoshte mjeku. Po habitem. Ku kisha unë fuqi që të përballoja shpenzimet. Të rrish 11 vjet në spital. Çdo dy ditë vdes një në atë pavion. Dje ndërroi jetë njëri që erdhi nga Saranda”

Burime jozyrtare pranë këtij shërbimi thonë për “Shëndet plus” se është e vërtetë që në pavionin e hematologjisë aktualisht mungojnë shumë medikamente.

“Është e vërtetë që mungojnë shumë ilaçe. Pacientët kanë të drejtë”.

Qsut-ja ka blerë 3 herë Velcade për 2016-n

Sipas të dhënave në portalin Open Data Albania, rezulton se QSUT ka bërë 3 herë blerje të këtij medikamenti. E megjithatë, të sëmurët vazhdojnë të mos e marrin ilaçin prej muajsh. /Shendeti.al/

barnabarna2

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Sa i kushton kompanisë Apple prodhimi i një iPhone 7? (VIDEO)

TË GJITHA

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

09:39 : 26/07/2025

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025

Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

09:12 : 26/07/2025

Tha se e ka kontaktuar Kombëtarja, portieri shqiptar firmos me klubin e Bundesligës

08:58 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com