Vetëm disa muaj nga marrja e detyrës Kryeinspektori i IKMT në bashkinë e Elbasanit, Mario Qosja ka dhënë dorëheqen.
Ende nuk dihen saktësisht shkaqet që e kanë detyruar të marrë këtë vendim, ndërsa në kërkesën e bërë prej tij ka argumentuar për arsye personale.
Qosja zëvëndësoi në këtë detyrë Aurel Kajën, i cili prej disa vitesh drejtonte këtë drejtori.