Ska ditë që kryeministri mos të bëj debat me komentuesit pas çdo postimi që ai bën në rrjetin social “Facebook” për ato që ai i quan arritje të qeverisë së tij.
Kësaj here pjesë e debatit ishte një video ku Rama e shpërndou në lidhje me reformat në shëndetësi, ku edhe ata që nuk kanë paguar sigurime, do ta përfitojnë shërbimin e mjekut familjar falas.
Por komentuesit kanë gjetur hapësirën për të shprehur të gjitha pakënaqësitë në lidhje me sistemin shëndetësor në vend. Qytetari i thotë, zoti Rama po, Ti si Ke pare me sy ato spitale e doktore se edhe gripi po t t zeje iken vizitohesh n amerike. Si gjithmon edhe Rama nuk ja ka përtuar ti kthej përgjigje.
REPLIKAT
Qytetari: Gjeja e pare qe do besh Zoti kryeministër është te heqësh vesin e doktorëve qe po nuk pate lek te len te vdesësh ne spital
Rama: Kjo eshte nje përrallë me gogol qe i’a tregojmë njeri-tjetrit sa here flasim për shendetesine, por qe nuk ka asnjë lidhje me realitetin ku patjetër ka mjeke e infermiere qe marrin leke, po ku as nuk diskutohet qe nuk te le njeri pa kujdes shëndetësor e ku patjetër shumica derrmuese sillen ndershmërisht e profesionalisht me pacientet!
Qytetari: Jo jo , nuk jane perralla, e kam provuar vete kur kisha babin ne spital, se prekte doktorresha pa i dhon leket deri diten e fundit kur vdiq na mbanin me shpresa do bohet mire thonin dhe zgjatnin doren per lek. Turp atje po spate lek te len te vdesesh o zotri. Ju jeni shume larg realitetit, normal se vete shkoni kuroheni jasht shtetit. Atje mos u bofsh per spital se po shkove nuk kthehesh me ne shpi.
Qytetarja: Po more zoti Rama po, Ti si Ke pare me sy ato spitale e doktore se edhe gripi po t t zeje iken vizitohesh n amerike. E mos na bej sh ironi e mos u tall me popullin se e dime q je I shkathet por kujdes se ky popull q zhvate 4 vjet po t mban n pushtet
Rama: me fal a ka mundesi te me thuash kur dhe ne cilin spital te paska ndodhur keshtu?! Sepse larg realitetit s’mund te jem dot pasi per shkak te detyres e njoh ne cdo detaj punen e spitaleve dhe e di mire ku jane hallkat e dobeta apo edhe gropat ende per t’u mbushur, por s’e pranoj kurre qe ne spitale te lene te vdesesh po nuk dhe leke! Ky eshte nje pergjithesim i papranueshem edhe pse, patjeter, ka abuzues e ka abuzime! Sa per kurimin tim nuk e kam pasur te nevojshme deri me sot, po te siguroj qe kam shkuar ne spitalet tona, ne daç ne QSUT e ne daç ne Sanatorium, edhe kur me eshte dashur per vete te bej ndonje konsulte apo analize.
Qytetarja: Zoti Rama, pvrs atyre q na keni bere , q na keni lene prinderit pa Pune, etj etj etj, ju uroj shendet por ju lutem shume taksat q paguajme perdorini per të mirembajtur shtetin
Qytetari: Kam qene me perpara ne qsut nryshimi eshte i dukshem me tani qe pata dajen ne spital, nje korrektesi dhe paterti e madhe! Sanatarjumi i rilindur plotesisht. urime z kryeminister.
Rama: Faleminderit Granit qe e shprehe ketu kete, sepse eshte moda ketu ne kete faqe qe kush nuk paguan taksa e nuk e ka idene çfare jane e sa jane taksat, ve kujen qe jane rritur taksat, kush nuk ka shkelur ndonjehere ne spital (dhe shyqyr per ta!) ve kujen qe po vdesin njerezit e me radhe e me radhe…
Qytetari: Per cfare reforme flet ? Ato miliona edhe me pare nuk arrinin ne xhepin e shtetit por te doktorreve. Mjeku i famljes ka mbetur njesoj ,e njejta strukture si ne kohen e Enverit. Pse jashteshteit eshte ndryshe mjeku i familjes ?
Qytetari: Problemi me i madh eshte se ju po rrisni rrogat e punonjesve te spitaleve te cilet korruptojne pacientet.
Do thuash ti po vete i keni mesuar!
Po a te kap doktor me dore pa futur doren ne xhep?
Pse egzistojne spitalet private ne Shqiperi?
Rama: Jo une nuk do them vete i keni mesuar dhe as mund te them qe s’te kap doktori me dore pa te futur doren ne xhep, sepse s’eshte aspak e vertete!
Qytetari: jo se ka per detyre fare por ato qe nuk jane stabilizuar ne Shqiperi dhe se kryeministri konfirmon shendetesi falas nuk mund ti pranojme
Rama: une flas qe ç’ke me te per shendetesine dhe po ta perseris, qe ka abuzime e abuzues as diskutohet, qe ka spitale qe ende s’kane ndryshuar si e sa duhet as diskutohet, po ja, shko njehere ne QSUT e shikoje vete a ka ndryshuar a s’ka ndryshuar! Do ende shume, patjeter, por ama te themi qe po vdesim, po vdesin, do na vdesin e na vdiqen, kjo eshte vertet e tepert dhe e papranueshme.
Qytetari: Nje rast konkret babi im eshte operuar nga koka 3 here ne Tirane tek Nene Tereza me nje nga rastet me te rralla te tumoreve dhe para 1 viti beri kimio-terapi. Problemi qendron se para se te bente kimio-terapi-ne doktoret nuk po permend emra kishin 2 vjet qe e mbanin me llafe posh e lart duke e mashtruar nje te semure e duke pritur per 2 vjet qe te bente kimio-terapi në. Nuk po te permend as edhe fjalet e doktoreve qe thoshin se eshte per te ardhur turp nga mashtrimet
Qytetari: Keni perparuar aq shume sa qe ska nevoj de vdesin njerzit ne shpi por e ka mare vet spitali persiper. Suksese te metejshme!!
Rama: Keto lloj ironish jane krejt pa shije sepse flasim per sherbimin e shendetesor ne mbrojtje te jetes dhe te thuash qe ne spitalet tona njerezit shkojne per te vdekur, eshte jo vetem e pavertete po edhe shume vulgare! Jo Leonard, ne spitalet tona ka shume permiresime dhe kurre mos paç nevoje, por po pate do ta konstatosh edhe vete kete qe po te them.
Qytetari: me at minister normal se ka me pas probleme
Rama: ai ministri qe thua ti eshte reformator dhe punetor kembengules, pavaresisht baltes qe i hedhin me tonelata ata qe kane humbur arsyen politike ose ata qe kane humbur privilegjet ne sektorin e ilaçeve, ku deri dje mbaheshin cmimet 30% me lart se ne vendet e origjines (vetem Shqiperia e Meksika e kishin kete “luks”)