Policia e Malit të Zi ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur një ditë më parë në Shëngjergj të Ulqinit i përket shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.
“Natën e kaluar, 8 qershor anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policit Rudolf Elezović në lumin Bojana, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj.”
Institucioni sqaroi se për ngjarjen ishte informuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, i cili urdhëroi që trupi të dërgohej për autopsi në mënyrë që të përcaktonte shkakun e vdekjes.
“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë,” njoftoi UP.
“Vijesti” njoftoi këtë mëngjes se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë të dyshuar si Elezoviq.
I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.
Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.