Është ndarë nga jetë ish-trajneri i Tomorit, Guxim Mukli. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi beratas, që i shpreh gjithashtu ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Mukli kishte fituar respektin e të gjithëve, jo vetëm për atë që ishte, por edhe për kontributin që ka dhënë për qytetin e tij në sport, ku përveç si trajner, ka qenë edhe futbollist.
“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta profesorit, trajnerit, ikonës së futbollit beratas Guxim Mukli. Tomori, i shpreh ngushëllime familjes Mukli. I paharruar profesor Guxim Mukli”, thuhet në komunikatën e klubit.
4 vite më parë, për kontributin e tij të madh për klubin e Tomorrit, Guxim Mukli, u shpall “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Beratit.