• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

Kosova hyn të dielën (07.06) në një tjetër test elektoral për të zhbllokuar krizën institucionale, ndërsa analistët paralajmërojnë se pa kompromis ndërpartiak ngërçi mund të vazhdojë.

15:15 : 06/06/2026
në RAJONI

Në Kosovë zhvillohet këtë të diel (07.06) zgjedhjet e jashtëzakonshmeparlamentare, të tretat me radhë brenda 16 muajve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur se në garë zgjedhore janë 23 parti politike dhe tri koalicione parazgjedhore.

Partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosja, garon në koalicion me tri parti të vogla, me Guxo, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Partitë tjera kryesore shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), garojnë të vetme në zgjedhje.

E vetme në zgjedhje garon edhe Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesë e garës është edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë i prin listës për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishte para mandatit presidencial vetë Osmani.

Lexo edhe:

Kosovë/ KQZ vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

Pamje nga KQZ
Sipas listës së votuesve të miratuar nga KQZ, të drejtë vote kanë pak mbi dy milionë qytetarë, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë KosovësFotografi: Press office of the Kosovo Central Election Commission

Votim brenda dhe jashtë Kosovës

Sipas listës së votuesve tashmë të miratuar nga KQZ, të drejtë vote kanë pak mbi dy milionë qytetarë, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës. Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 qendra votimi, me gjithsej 2,550 pika votimi, prej të cilave 911 qendra me 2,498 pika votimi për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht. Procesi zgjedhor jashtë vendit, përveç votimit me postë i cili ka filluar një javë më parë, organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, prej të cilave 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime.

Në zgjedhjet e fundit të 28.12.2025, rreth 900 mijë qytetarë morën pjesë në zgjedhje apo rreth 45% e trupës elektorale.

Organet e rendit në gatishmëri

Për ditën e zgjedhjeve, autoritet e policisë dhe organet e drejtësisë, tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor të zhvillohet normalisht.

“Policia e Kosovës rithekson përkushtimin për zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, duke bashkëpunuar me institucionet relevante për të siguruar një proces zgjedhor të sigurt, transparent dhe demokratik”, tha drejtori I policisë Gazmend Hoxha. Po ashtu si njofton prokuroria e shtetit, rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në gjithë territorin e Kosovës për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë dhe integritetin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Një burrë duke votuar
Për ditën e zgjedhjeve, autoritet e policisë dhe organet e drejtësisë, tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor të zhvillohet normalisht.Fotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Mijëra vëzhgues

Edhe kësaj here, zgjedhjet do të vëzhgohen nga mijëra vëzhgues vendorë, por do të ketë pak vëzhgues ndërkombëtarë. Kjo për faktin që, sipas zyrtarëve të BE-së, për shkak të kohës së shkurtër nuk do të jetë në gjendje të dërgojë një mision vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Megjithatë, nga BE-ja thuhet se Zyra e BE-së në Kosovë po organizon një “vëzhgim diplomatik”, ku përfshihen ambasadorë dhe staf diplomatik të akredituar në Kosovë. “Qëllimi është të lehtësohet prania ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve, në kontakt të ngushtë me institucionet e Kosovës përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve”, thonë nga zyra e BE-së në Kosovë.

Qendër votimi në Prishtinë
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga mijëra vëzhgues vendorë, por do të ketë edhe disa vëzhgues ndërkombëtarëFotografi: Bekim Shehu/DW

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i kishte drejtuar BE-së disa ditë më parë kërkesë që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.. Zyra e Presidencës sqaroi se ftesa drejtuar Bashkimit Europian për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit nuk është injoruar, por ata kanë pranuar përgjigje zyrtare nga Bashkimi Europian, në të cilën theksohet se “për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, nuk është i mundur dërgimi i një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve apo i një Misioni të Ekspertëve Zgjedhorë”.

Megjithatë, qindra vëzhgues të zgjedhjeve do të ketë rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV). “Përmes pranisë së vëzhguesve tanë, synojmë të kontribuojmë që procesi të zhvillohet me transparencë, integritet dhe profesionalizëm, në mënyrë që secila votë të numërohet saktë dhe vullneti i qytetarëve të pasqyrohet në rezultatet përfundimtare”, thuhet në një njoftim të DNV-së.

Zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë janë të tretat me radhë vetëm brenda 16 muajve të fundit dhe mbahen pas krizave të njëpasnjëshme politike dhe mungesës së konsensusit ndërmjet partive për emrin e presidentes/it. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili qëndroi të mërkurën në Prishtinë, tha se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme për t’i realizuar reformat.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Albulena Haxhiu
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa: Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme për të realizuar reformatFotografi: Erkin Keci/Anadolu/picture alliance

“Kosova shkon në zgjedhje këtë fundjavë, dhe mesazhi im për krejt përfaqësuesit politikë me të cilët u takova është i thjeshtë. Partneriteti vjen me përgjegjësi. Bashkimi Europian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat në vend të saj”, tha António Costa duke shtuar se “Kosova ka nevojë për institucione të forta për t’i realizuar reformat dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ofron BE-ja”.

Skepticizëm nga analistët politikë

Analistët politikë, ndërkaq, mbajtjen kaq shpesh të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë e vlerësojnë të dëmshme për vendin sa i përket zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, ndërsa fajin ua hedhin partive politike të cilat, sipas tyre, kanë dështuar të ndërtojnë klimë konsensusi për vendime nacionale.

“Pakuptimësia dhe tejzgjatja e bllokadës 16 mujore i kanë kaluar kufijtë e normalitetit politik. Paaftësia e liderëve partiakë që të bëjnë kompromise konstruktive drejt pajtueshmërisë për vendime jetike institucionale është në shpërputhje me standardet elementare të politikëbërjes. Ndonëse problemi është i përgjithshëm, përgjegjësia gjithsesi është proporcionale me fuqitë elektorale përkatëse”, i tha DW analisti politik Artan Muhaxhiri.

Sipas tij “nëse nuk do të ketë ndryshime radikale në rezultate, bllokada e njëjtë do të vazhdojë edhe pas 7 qershorit, sepse s’ka asnjë indikacion të ndonjë përmirësimi kualitativ për t’i braktisur qasjet e mbrapshta të aktorëve që e kanë sjellë vendin këtu”.

Ushtruesja e Detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, nga ana e saj, tha ditë më parë se “Kosova duhet të mbetet një demokraci funksionale dhe zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”. Sipas saj, pas zgjedhjeve, “BE-ja pret edhe formimin e shpejtë të institucioneve dhe një qeveri stabile me shumicë të fortë parlamentare, e aftë të gjenerojë kompromise të fuqishme ndërpartiake, të zgjedhë një president dhe të avancojë me agjendën e reformave”./DW

Etiketa: kosovezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ KQZ vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

16:51 : 06/06/2026
RAJONI

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026
RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
Para

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen...

TË GJITHA

Kosovë/ KQZ vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

16:51 : 06/06/2026

Flamingot, protestat dhe ‘hijet’ e projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

16:42 : 06/06/2026

“Shqipëria nuk shitet”/ Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

16:30 : 06/06/2026

Dokumenti/ Zbardhet vendimi, Rama i dhuroi ishullin e Sazanit Jared Kushner

16:23 : 06/06/2026

Aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë, dy të plagosur rëndë

16:10 : 06/06/2026

Ndeshja Shqipëri Luksemburg/ Bllokohet Bulevardi ku do të mbahet protesta për Zvërnecin

15:58 : 06/06/2026

EMRI/ Zhduket pa gjurmë ish-gardisti në Bulqizë, familja apel për ndihmë

15:50 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgalabetholiganbetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş