Nga Ilir Sinanaj
Në raportin më të fundit të kompanisë ndërkombëtare të vlerësimeve financiare “Moody’s” pritet që borxhi publik i Shqipërisë të ulet në rreth 69% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga ana tjetër, sipas kompanisë theksohet se Shqipëria përballet me një nevojë të konsiderueshme për të marrë borxhe. Për më tepër, “Moody’s” konstaton se qeveria shqiptare varet për financim nga likuiditeti i një sistemi bankar të brendshëm, të rënduar me kredi të këqija të konsiderueshme.
Pozitive sipas “Moody’s” është, se përpjekjet e vazhdueshme të reformave administrative dhe ne drejtësi në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të çojnë në përmirësime të ndjeshme për mjedisin e biznesit të Shqipërisë.
Progresi i vazhdueshëm në reformën tërësore të sektorit energjetik të Shqipërisë, me mbështetjen e Bankës Botërore, pritet të ndihmojnë në ndalimin e një grumbullimi të ri të detyrimeve të prapambetura dhe mbështetjen e rritjes ekonomike në periudhën afatmesme, sipas kompanisë “Moody’s”.
Për më tepër, “Moody’s” vlerëson se konsolidimi fiskal i qeverisë dhe masat për shlyerjen e pagesave të prapambetura sipas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar vazhdojnë të ndihmojnë për të rikthyer stabilitet fiskal.