• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Luftë e ftohtë” Arben Kraja-Aida Hajnaj. Pas perdes së SPAK-ut nuk ka qetësi

13:11 : 07/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Përtej një perde artificiale prej hekuri, brenda zyrave të SPAK-ut nuk ka qetësi prej disa kohësh.

Burime nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit deklarojnë se ka po zhvillohet një “luftë e ftohtë” ndërmjet drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja dhe drejtueses së emëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj.

Dy personazhet, të paktën sipas ligjit, janë njerëzit më të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, ajo që duhet të funksiononte si një menaxhim perfekt ndërmjet dy strukturave, duket se është bërë shkak për përplasje.

Lexo edhe:

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

Ndërkohë që SPAK-u ka mbi një vit që ushtrojnë funksionet, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra trupa që do të furnizojë me informacione prokurorët specialë, ka hyrë në “kalendat greke”.

Njerëz pranë drejtueses së BKH-së, deklarojnë, në konfidencialitet, se Hajnaj beson që pengesë për krijimin e trupës prej më së paku 60 hetuesish është penguar në forma të ndryshme nga drejtuesi i SPAK-ut.

Gara për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit u shpall në Shtator 2020, menjëherë sapo Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi ish-drejtuesen e lartë të Policisë në krye të këtij institucioni.

Në garë morën pjesë mbi 600 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe juristë të tjerë. Kandidaturat e tyre u shqyrtuan nga një Komision i Posaçëm, i kontrolluar në shumicë nga prokurorë të SPAK-ut, të caktuar me urdhër të drejtuesit të tyre, Arben Kraja.

Pas disa fazave verifikuese, shumica dërrmuese e kandidatëve u skualifikuan. Një pjesë e tyre akuzuan organizatorët për skualifikime të padrejta.

Megjithatë, në përfundim, arritën të fitonin një vend pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit vetëm 27 persona, një numër shumë larg kufirit minimal prej 60 që kërkohet nga ligji.

Ky rezultat, aspak pozitiv, duket se nuk është mirëpritur nga Aida Hajnaj, e cila po mbush vitin në krye të një institucioni që nuk ka staf varësie.

Të njëjtat burime konfidenciale deklarojnë se Hajnaj ka vënë në dijeni edhe partnerët ndërkombëtarë për situatën e krijuar brenda Prokurorisë Speciale.

Megjithatë, kjo “luftë e heshtur” duket se, për momentin, ka mbetur brenda zyrave të SPAK-ut dhe nuk ka asnjë qëndrim publik, ndërkohë që Byroja Kombëtare e Hetimit ri-shpalli sërish garën për hetues, në fillim të Prillit 2021.

Nën argumentin e mungesës së hetuesve të BKH-së, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, kërkoi shtesë të prokurorëve në fund të vitit 2020, me qëllim përballimin më të mirë të ngarkesës së punës.

Kuvendi e miratoi kërkesën e SPAK-ut dhe akordoi një fond për shtimin e pesë prokurorëve të rinj.

Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), struktura që kryen emërimet e prokurorëve specialë, ende nuk ka ndërmarrë nisma për plotësimin e këtyre vendeve.

KLP duket se nuk është e bindur për të shtuar stafin e SPAK-ut.

Pasi kanë marrë në dorëzim statistikat dhe ngarkesën e punës së prokurorëve të posaçëm, kanë konstatuar se volumi i dosjeve të tyre është i përballueshëm lehtësisht edhe me 10 prokurorët që janë aktualisht në detyrë.

Duke e konsideruar kërkesën e SPAK-ut për shtim kapacitetesh në radhët e prokurorëve si një përkëdhelje të tepruar, KLP vlerëson se, për momentin, nuk mund të kryhen emërime në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, aq më tepër që njësi të ndryshme lokale të prokurorisë kanë nevoja më imediate, sidomos pas shkarkimeve masive nga Vetingu.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025
RAJONI

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025
BOTA

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025
BOTA

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Para

LSI ankimim në KAS: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Diell dhe kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:57 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com