Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, ku nuk arriti të merrte asnjë mandat deputeti.
Në ankim, LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatin zgjedhor për bashkinë e Dropullit por duke qenë se kjo pavlefshmëri ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për gjithë qarkun atëherë LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.
Kujtojmë se më herët, LSI, ka akërkuar nga KQZ edhe pamjet filmike nga numërimi i votave pasi pretendon për parregullsi në dëm të saj.