Shtatë këshilla që mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni partnerin tuaj me më shumë zgjuarsi dhe me këmbë në tokë
Zgjedhja e një partneri është çështje serioze. Një zgjedhje e gabuar mund të na fusë në shtigje të trazuara, ndërsa zgjedhja e duhur është e vështirë, por na çon saktësisht në një jetë të përditshme, të bukur dhe të këndshme.
Ku qëndron faji për zgjedhjen “e gabuar” të partnerit? Noa.al ju sjell disa shkaqe objektive.
–Kur zgjedhja e një partneri bëhet nën presionin e kohës që ikën
Shumë herë “rendi shoqëror” i martesës është stresues ndërsa vitet kalojnë – veçanërisht në lidhje me seksin femër, ku ora biologjike për amësinë ka një datë skadence. E ndërsa vitet ikin, biem në kompromis dhe zgjedhim një partner që deri para do kohe nuk i plotësonte kriteret tona. Vendimin e marrim në mënyrë që t’i përgjigjemi në radhë të parë nevojës, por edhe presionit të familjes. Pa harruar presionin e tërthortë nga ana e shoqërisë. Sidomos duke pasur parasysh se martesa është një qëllim final për njerëzimin.
Eksperiencat personale që shpesh mund të gjenden rrotull familjes apo shoqërisë, duke përfshirë dhe përvojat traumatike që ndoshta kemi nga marrëdhënia e prindërve tanë, shpesh ndikojnë në jetën dhe vendimet tona personale. Është e mundur, pra, të përsërisim marrëdhënien problematike, të cilën në kohë e kemi përjetuar. Por kjo ndodh edhe pa vetëdije.
–Vartësia që rezulton nga një bashkëjetesë afatgjatë në kombinim me frikën dhe pasigurinë që mund të na shkaktojë ideja e një partneri të ri.
-Mosnjohja e vetvetes Ne nuk kemi identifikuar nevojat dhe dëshirat që kemi në një lidhje dhe për një lidhje.
–Impulsi fillestar që mund të fillojë te një marrëdhënie dhe pastaj paaftësia jonë për t’i dhënë fund asaj dhe për të ecur përpara
–Vlerësimi i ulët për vetvten është një tjetër arsye për tu bllokuar në një marrëdhënie që zgjat e zgjat dhe ju nuk shkëputeni dot më edhe pse nuk është ajo që do të donit apo do të duhej.
7 këshilla për një zgjedhje më të mençur të partnerit
-Mundohuni të mos sillni në jetën tuaj përvoja traumatike, frikë dhe neveri nga e kaluara. -Shqyrtoni gabimet që mund të jenë bërë në marrëdhëniet e mëparshme dhe përpiquni të mos i përsëritni ato. -Njihni nevojat dhe dëshirat tuaja dhe zgjidhni një partner që do të jetë në gjendje t’i plotësojë ato. -Vendosni kufij. Kjo do të rrisë vetëvlerësimin tuaj e njëkohësisht do të fitoni edhe respektin e partnerit tuaj. Ai do ta kuptojë se, që t’ju ketë, duhet të mos shkelë vijat e kuqe. -Krijoni imazhin e marrëdhënies që do të dëshironit dhe përcaktoni saktësisht se si do të dëshironit një partner pranë jush. -Në evenimente shoqërore, përpiquni të mos fiksoheni për të gjetur një partner. Mos e ktheni në qëllim që të dilni në lokale për të gjetur atë. Është e rëndësishme të shijoni çdo moment të jetës tuaj dhe në të njëjtën kohë të jeni të hapur ndaj qasjeve nga seksi i kundërt. -Mundohuni të komunikoni me të tjerët me vërtetësi dhe ndershmëri.
Teksa lexoni këto, është e vërtetë që mund të duhet shumë kohë për të gjetur partnerin e duhur. Por është gjithashtu e vërtetë që mund të humbni shumë kohë nëse nuk jeni mjaftueshëm përzgjedhës, dhe përveç kësaj, shpesh do të përjetoni zhgënjime dhe zhgënjime…
Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto kritere të përmendura më lart nuk janë absolute.
Ato ndryshojnë sipas vendit dhe kulturës, kohëve që jetojmë, shtresës shoqërore, nivelit arsimor, por edhe vetë individit nëse marrim parasysh që secili person është unik dhe ka përvojat e tij personale.