Nga Ilir Sinanaj
Një nga periudhat më të bukura të punës sime si gazetar ka qenë një përiudhë, ku kam punuar viteve 2013-2014 tek gazeta “Shqiptarja.com”. Ishim një grup i shkëlqyer nga ku mësova shumë dhe u rrita profesionalisht. Pavarësisht gazetarëve profesionistë, me të cilët pata kënaqësinë të punoja, kjo gazetë simpatike nuk ishte aq e madhe sa për të plotësuar nevojat e mia publicistike dhe gazetareske.
Kështu nuk mund ta vazhdojë më aventurën time atje dhe duhet të lëvizja. Por që nga ai moment, mendoj se kam qenë vetëm në ngritje. Pra, e shfrytëzova në maksimum këtë media simpatike, ashtu siç i ka hije që të shfrytëzohet në kapitalizëm një mjedis sipërmarrës. Por edhe puna ime në këtë gazetë dha fryte, nga e cila sigurisht edhe kjo gazeta ka përfituar. Padyshim!
Së fundmi ndërsa po lundroja në internet, më zyri syri një artikull nga “Shqiptarja.com” me titull: “Blushi tradhton transparencën regjistrohet si kryetar partie”. Më çuditi! Gazeta simpatike “Shqiptarja.com” është një media serioze (të paktën deri sa isha unë aty) dhe duhet të ketë zbuluar diçka të faktuar, që tregon “tradhtinë ndaj transparencës”. Duke qenë se Carlo Bollino e ka bërë kauzë luftën kundër shpifjeve (dhe mirë ka bërë), sigurisht që prisja një artikull të faktuar. Hap artikullin, bëhet fjalë për një vendim në internet të Gjykatës së Tiranës, ku LIBRA është regjistruar si parti politike, fill pas një kërkese të berë në datë 14 nëntor 2016. Deri këtu në rregull! Ky vendim gjehet në internet nga të gjithë, dhe nuk tregon ndonjë aftësi të madhe hulumtuese gazetareske, që na shitet kushedi se çfarë është gjetur.
Ndërkaq ajo që bie ndesh me parimet e punës së Carlo Bollino-s, në mendimin tim, është mënyra e intepretimit, që i është bërë këtij vendimi.
Në fjalinë e dytë të shkrimit thuhet: “Ben Blushi, i cili tashmë ka ndryshuar dhe karrigen në sallën e parlamentit duke u ulur në rreshtat e opozitës, duket se ka konsumuar një vendimmarrje në mungesë të plotë të transparencës dhe të komunikimit me publikun, të cilën thotë se e dëshiron aq shumë”.
Lind pyetja: Kush e na e paska shpallur gazetën “Shqiptarja.com” referencë për të gjykuar se çfarë i është bërë transparente publikut apo jo? Nëse kjo media nuk është në dijeni të një informacion të caktuar, nuk do të thotë se ka mungesë transparence. Pra që në këtë fjali, sipas mendimit tim, duket qëllimi për të “shpërdredhur” disa infomacione në funksion të një qëllimi të caktuar. Kjo thellohet më shumë pasi edhe vetë gazeta “Shqiptarja.com” nuk është e sigurt për këtë gjë pasi përdor shprehjen “duket se”. Pra një njeri që lexon këtë fjali është në mëdyshje, pasi nuk arrin ta kuptojë nëse “ka” ndodhur apo “duket se” ka ndodhur.
Më tej në shkrim thuhet: “Deri më tani, nga organizata politike e tij, Mimoza Hafizit dhe disa aktivistëve të tjerë, janë bërë publike dhjetëra aktivitete, por asnjë rast, nuk është njoftuar një proces zgjedhor për kryetarin e kësaj partie dhe strukturat e saj drejtuese”. Edhe njëherë për këtë lind pyetja: : Kush e na e paska shpallur gazetën “Shqiptarja.com” referencë për të gjykuar se çfarë i është bërë transparente publikut apo jo?
Ndërkaq, ajo që, sipas mendimit tim, e bën një mish-mash informativ këtë shkrim janë 2 fjali qw janë më poshtë në shkrim: “Por çfarë thotë statuti i partisë së Ben Blushit për zgjedhjen e kryetarit? Neni 8 dhe 14 kanë specifikimet se kryetari zgjidhet nga të gjithë anëtarët e partisë, proces që edhe mund të jetë kryer, por që publikut i është mbajtur i fshehtë”. Fillimisht kemi gabimin në raportimin e lajmit, kur thuhet “partisë së Blushit” sespe “LIBRA” nuk është në pronësi të tij. Së dyti kemi përsëri shprehjen “proces që mund të jetë kryer”. Nisur nga kjo një lexues nuk mund të kuptojë se çfarë po ndodh në këtë shkrim, sepse ka shumë fjali që shprehin dyshime. Prandaj më poshtë po nxjerr disa leksione gazetarie, me dëshirën më të mirë për Carlo Bollino-n.
Leksione dashamirëse për Carlo Bollino-n në kudër të standardave evropiane
Së pari kur ndërtihet një shkrim gazetaresk, duhet të ketë fakte! Në të kundërt ose kemi shpifje ose kemi komente me ngarkesë emocionale që nuk japin informacion. Në shkrimin e gazetës “Shqiptarja.com” nuk u mor vesh nëse ka pasur apo jo zgjedhje për kryetar në “LIBRA” dhe nëse është informuar apo jo publiku (siç u argumentua më lartë). Sidomos kur fillimi i shkrimit bie në kontradikt me pjesën e mëposhtme. Pra duhet ndarë mendja nëse ka pasur apo zgjedhje dhe nëse publiku është informuar apo jo. Jo as mish as peshk!
Së dyti, pse nuk u intervistua një person fizik nga “LIBRA” për të komentuar në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në këtë organizatë? Një shkrim i mirë, sipas standardeve evropiane, duhet të ketë edhe një burim nga organizata në fjalë. Me teknologjinë që ekziston sot është shumë e lehtë të kontaktosh njerëzit dhe t’i pyesësh. Kjo gjë është thjesht bonsens.
Besoj këto janë të mjaftueshme për të bërë një shkrim të mirë informues. Gazetaria nuk është shkencë raketash! Është thjeshtë kureshtje dhe imagjinatë.
Zgjedhjet në LIBRA
Zgjedhjet për kryetar dhe drejtues të “LIBRA”-s do mbahen në fillim të viti tjetër, në muajin shkurt. Kjo sipas burimeve të brendshme të “LIBRA”-s, që ma bënë të ditur, thjesht duke i pyetur. Nuk ak ndonjë filozofi të madhe.Ndërkaq, nëse nuk i zhvillojnë zgjedhjet nga fillimi i vitit tjetër, do të jem i pari që do t’i kritikoj, madje, edhe për gazetën “Shqiptarja.com” nëse do t’i dëshironte botueso. Kaq gjë mund ta bëj për Carlo Bollino-n. Por me kushtin e vetëm që të jetë me fakte, jo me shprehje si “mund të”, “duket sikur”, “ka dyshime se”, “nuk është e sigurt” etj.
Nga ana tjetër, kushdo mund të vijë të anëtarësohet në “LIBRA” dhe të kandidojë për pozicione drejtuese në këtë organizatë. Mendoj se edhe Carlo Bollino, nëse dëshiron, mund të kandidojë për poste drejtuese në “LIBRA”, pasi tashmë është shtetas shqiptar. Të vetmit që nuk kanë vend në “LIBRA” janë të inkriminuarit dhe oligarkët.
Reforma në drejtësi dhe LIBRA
Gjithçka ndodh për një arsye. Një shprehje latine thotë: Ex nihilo, nihil (Asgjë nuk del nga asgjë) Por çfarë është ajo që po ndodh në Shqipëri, që përkoi me lindjen e LIBRA-s. Në fakt ka shumë gjëra, por le të përqëndrohemi tek njëra: reforma në drejtësi. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas Bashkimi Evropian, kanë lobuar fuqishëm për miratimin e reformës në drejtësi. Dhe reforma u miratua. Por ndërkaq, reaksioni i kastës politike për zbatimin është jashtëzakonisht i madh. Në këtë pikë, ku zbatimi i reformës në drejtësi ka ngecuar, del një forcë (LIBRA) që thotë se anëtarët e saj nuk duhet të jenë të inkriminuar dhe të jenë oligarkë. Rastësi vallë? Logjika më thotë jo. Është e vemja forcë që ka folur kaq hapur dhe prerë për mospranim e këtyre elementëve negativë në radhët e saj. Për oligarkët dhe të inkriminuarit në politikën shqiptare kanë folur ashpër edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Por mbi të gjitha oligarkët dhe të inkriminuarit në politikë nuk i do populli shqiptar; madje i urren dhe kërkon dënimin e tyre në formën më të ashpër të mundshme, brenda parimeve të të Drejtave të Njeriut.
Nga ana tjetër ajo që kanë bërë të inkriminuarit në politikë dhe oligarkët është se kanë bllokuar potencialin prodhues dhe krijues të popullit shqiptar, duke bërë që Shqipëria të mos ndërtojë dot standardet për t’u lidhur në harmoni të plotë me ekonominë konkurruese të botës së zhvilluar. Lind pyetje: Sa investitorë të hajrit gjen në Shqipëri?
Gjithashtu politikanëve të inkriminuar dhe oligarkëve nuk u intereson të lidhen me ekonominë konkurruese botërore sepse humbin monopolet tregtare dhe tenderët.
2 nga 35 kapitujt e negocimit që Shqipëria duhet të nisë, me hapjen e negociatave për antërasimin në Bashkaimin Evropian, janë Kapitulli 5 “Prokurimi publik” dhe Kapitulli 8 “Politika e Konkurrencës” të “acquis communautaire (bazës ligjore të Bashkimit Evropian). Zbatimi i dispozitave ligjore sipas këtyre kapitujve i jep një goditje “vdekjeprurëse” informalitetit të ekzistencës së oligarkëve. Kjo çështje besoj duhet hulumtuar thellesisht si nga mediat që mbahen se informojnë publiku ashtu si edhe nga gazëtarë, të cilëve u duket vetja se kanë shpikur gazetarinë në Shqipëri. Por ata që janë të lidhur me kastën politike në mënyrë të paligjshme, jo vetëm nuk do të dënojnë veten e tyre (se është marrëzi), por nuk do të mundin dot të dalin nga “vallja e informalitetit”. Me vallen e informalitetit nënkuptohet bllokimi i tregut të lirë konkurrues, nërmjet tenderëve të paligjshëm dhe monopolizimit të tregut të paligjshëm
Këtu hyn në lojë forca e re (si LIBRA), e cila nëse kalon “testin e mbijetesës” në 2017, menodj se do të jetë “Ndëshkuesja e Tmerrshme” e politiknëve të inkriminuar dhe oligarkëve. Me test mbijetese nenkuptohet përfaqësia minimale në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Jo më kot shumë media përpiqen me te gjitha mënyrat për ta shmangur në hapësirën e tyre “LIBRA”-n. Pse “LIBRA” pritet të jetë “ndëshkuesja e tmerrshme”? Shumë e thjeshtë! E kërkon koha. Pra nëse LIBRA” e kalon “testin e mbijetesës”, hapi tjetër do të jetë strategjia për të rrasur në burg oligarkët dhe politikanët e inkriminuar.
Sa kam rrezikuar duke publikuar këto plane të pashmangshme që priten të përmbushen në Shqipëri? Ndoshta shumë, ndoshta fare! Pak rëndësi ka… Progresi ndodh pavarësisht se çfarë mendoj unë apo dikush tjetër.
Pse i thashë këto? Sepse pres që gazetarë të zotë të thellohen më tej mbi këto çështje.