• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha nga Vil Bashtova: Pas 25 prillit s’do ketë më përçarje mes shqiptarëve

17:18 : 13/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Kreu demokrat, Lulzim Basha, në një takim në fshatin Vil Bashtovë, në Kavajë, tha se prioriteti i Partisë Demokratike është që të anëtarësoje Shqipërinë në BE, e u zotua, se negociatat do të hapen në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.

Basha theksoi se qeveria e re do të ketë fytyrën e të rinjve dhe më e rëndësishmja sipas tij, është se nuk do të ketë më ndasi politike.

“Kam disa dokumente që më qëndrojnë gjithmonë në tavolinë, një është Kushtetuta dhe një tjetër është një dokument ajo listë, e të rinjve dhe të rejave, që u shoqëruan, arrestuan, barbarizuan, sepse protestuan për liri, demokraci dhe zgjedhjeve të lira. U kam thënë që kur të vijë dita, për secilin prej tyre, me emër dhe mbiemër, sepse ju i dhatë Shqipërisë shpresë, me zërin tuaj, qëndresën tuaj. Nuk do të jetë larg, fshati i atij djali, që e detyruan të vriste veten se e kishin kapur me një cigare hashash.

Sa e sa familje janë shtyrë drejt mjerimit. Mos kujtoni se gëzimi, shpresa dhe optimzimi tek fitorja më bën të harroj vuajtjen tuaj, përkundrazi, sa më motivon ndryshimi që do të bëjmë më 25 prill, aq edhe hallet e problemet tuaja. Sot ka një mesazh, më 25 prill, duke votuar PD, ndryshimin, më jepni mundësinë mua dhe qeverisë të ardhshme për të vendosur drejtësinë për çdo qytetar e qytetare që i është mohuar këto 8 vite. BE dhe ekonomia janë prioritete absolute të programit tonë. Shtyllat e planit tonë, mbi të cilën kam shkruar dhe një libër, janë integrimi në BE, rritja e pagave, punësimi. Nuk integrohesh në BE me 200 euro rrogë dhe një person që ka të gjitha pushtetet. Të gjithë shqiptarët e dinë se e vetmja mënyrë për të arritur paga dhe arsimim është anëtarësimi në BE. Misioni im tjetër në politikën është t’i hap rrugën të rinjve, ata që sot nga ambiciet janë njësoj si rinia Evropiane. Nëse ka një rrugë që Shqipëria ka hyrë në Evropë është rinia shqiptare, ndaj misioni im është të hap rrugën rinisë të marrë fatet dhe drejtimin e vendit.

25 prilli do të jetë dita e ndryshimit dhe fitorja e shqiptarëve. Jam shumë krenar, që ekipi ynë përfaqësues do të japë përgjithësi, me mua në krye, kemi nëna, bashkëshorte, si Grida Duma, Anduena Qefalia, sepse të gjithë bashkë kemi një synim, që na bashkon përtej politikës. Kryeministrinë ikje ka kërkuar të përçajë shqiptarët, por s’ia ka dalë dot. Më shumë se kurrë më parë socialistët po i bashkohen radhëve që duan ndryshim,. Në të gjithë vendin socialistët po bashkohen me ne, sepse ne jemi ndryshimi. Qeveria e re, nuk do të ndajë në dysh shqiptarët, por do i bashkojë. Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat. Do i hapim dhe më vjen mirë që ju e prisni këtë me optimizëm dhe besim. Kur kemi qenë në Kavajë e kam thënë do të heqim vizat, nuk ka qenë ky reagim, ra heshtja, disa ulën kokat.

Lexo edhe:

Afera 430 milionë euro me Inceneratorët/ Basha-Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK

‘Toyota Yaris’/ Lulzim Basha dëshmon në SPAK para prokurorëve belgë

Ja ku jemi, për këtë merita është e çdo shqiptari, në veçanti të atyre që bëjnë realitet fjalët e dhëna. 150 kushte kishim dhe i plotësuam në kohë rekord sepse e dinim ça peshe e rëndë ishte. A ka nënë shqiptare që nuk i dhemb që nuk ka fëmijët pranë. A ka motra që nuk i dhemb mosprania e vëllezërve të tyre, kjo është një katastrofë që është thelluar në këto vite. Ne ia dolëm të hiqnim vizat. Tani kem synim tjetër, ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE dhe kjo do të garantojë një herë e përgjithmonë, që askush të mos marrë peng familjen tuaj”, u shpreh kryedemokrati.

Etiketa: Basha boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera 430 milionë euro me Inceneratorët/ Basha-Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK

17:57 : 20/02/2022
AKTUALITET

‘Toyota Yaris’/ Lulzim Basha dëshmon në SPAK para prokurorëve belgë

17:00 : 10/02/2022
AKTUALITET

Basha: PD nuk është më strehë e të kaluarës (Video)

18:21 : 19/01/2022
AKTUALITET

Basha publikon videon: Zëri i grave është vendosmëria për tu ndarë nga e shkuara

20:57 : 18/01/2022
AKTUALITET

Basha: Sot u ndamë nga Berisha dhe Berishizmi

18:19 : 08/01/2022
AKTUALITET

Epike/ ‘Të Paekspozuarit’ shpallin njerun e viti Lulzim Bashaën, ja meritat

18:35 : 30/12/2021
Para

Bayern kërkon përmbysjen ndaj PSG-së, Flick i bën “zbor” lojtarëve në stërvitje. Ja plani i kampionëve

TË GJITHA

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

11:26 : 09/06/2025

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025

Federata serbe nderon Dukën, fyen shqiptarët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com