Humb jetën nga koronavirusi gazetarja nga Shkodra, Anila Dushi.
54-vjeçarja ishte e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në repartin e Reanimacionit, ku edhe po merrte trajtim për sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë këtë betejë.
Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.
Boldnews.al i shpreh ngushëllime familjes së gazetares.