Koronavirusi i merr jetën gazetares nga Shkodra

Humb jetën nga koronavirusi gazetarja nga Shkodra, Anila Dushi.

54-vjeçarja ishte e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në repartin e Reanimacionit, ku edhe po merrte trajtim për sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

LEXO EDHE  Varianti "Delta" qarkullon në Shqipëri, ja ç'thotë Ministria e Shëndetësisë

Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.

Boldnews.al i shpreh ngushëllime familjes së gazetares.