Pezullimi i punës së kontrollorëve ajror në aeroportin ‘Nënë Tereza’, për shkak të stresit të krijuar nga ulja e pagave, ka sjell kolapsimin e plotë të trafikut ajror në Shqipëri. Prej mëngjesit të ditës së djeshme aeroporti i vetëm në vend qëndron i mbyllur dhe ende nuk dihet sa kohë mund të zgjasë ngërçi krijuar.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, autorizoi ministren Belinda Balluku për zëvendësimin e kontrollorëve me kontrollorë të NATO-s ose ndërkombëtarë.
Por zëvendësimi aq sa i lehtë duket në letër aq dhe i vështirë është në realizimin e tij, pasi Eurocontrol ka dal në mbrojtje dhe në mbështetje të punonjësve të Albcontrol dhe protokollit që ata kanë ndjekur, çka bën që anëtarët e NATO-S që pritet të vijnë dhe të marrin në dorë trafikun ajëror nuk mund të shkelin protokollin e miratuar ndërkombëtarisht.
Edhe nëse arrijnë të gjenden kontrollorët ndërkombëtar, nevojiten të paktën dy javë që ata të trajnohen dhe të pajisen me të gjitha certifikatata e sigurisë.
Problematika e tretë është paga e kontrollorëve që pritet të vijnë, pasi ata do të duhet të paguhen me pagën e kontrollorëve shqiptarë dhe në kushtet e emergjencës kjo duket e pamundur.