• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha me banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve: Asnjë familje nuk do të vuaj më siç ka vuajtur këto 8 vite padrejtësitë e Edi Ramës

16:24 : 03/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, është takuar me banorë të ish-Uzinës së Autotraktorëve që kanë probleme me legalizimin dhe shtëpitë e prishura. Ata thonë se shteti nuk po u jep zgjidhje, ndërsa ka patur raste që u janë prishur shtëpitë edhe në proces legalizimi.

“Ne jemi familjarë hallexhi që kemi vetëm nevojë të dimë se çfarë do të bëhet me shtëpitë tona. Vetëm thjesht dua të na tregosh, të gjithëve këtyre familjarëve, nuk ka rëndësi jemi PD, PS, LSI ca jemi, ne jemi popull në radhë të parë. Vetëm thjesht na trego se çfarë do të bëhet me këtë popull. Të paktën atë kolibe që kemi bërë, unë them të gjithë këta njerëz ta marrim me vete ta çojmë, a në 5 kate, a 8 kate, a 10 kate, s’ka rëndësi. Por çfarë kam investuar deri sot ta marr dhe ta gëzoj se është shumë krim i madh domethënë me investuar 20 vjet, 30 vjet, 10 vjet, 1 vit një shtëpi dhe me ardh me prish shtëpinë. Unë dua thjesht me më gjetur strehimin që e dëgjuam pas datës 25.” – u shpreh Azem Aliaj.

Përpos mos gjetjes së zgjidhjes me legalizimet, ata ngritën si shqetësim edhe mbifaturimi që u bëhet tek uji.

“Të falënderojmë shumë që na kujtove dhe i dhe shpresë të gjithë këtyre banorëve! Janë prishur këto, se ne hymë në proces legalizimi këtu, pjesa tjetër nuk është futur fare, as legalizim, as privatizim. Kanë dalë nga procesi fare, gjysma apo më tepër. E keqja më e madhe tani, ja ku e kemi këtë burrë këtu, është prishur banesa. Tani, ky që është këtu ka qenë pa letra edhe i kanë kërkuar një sasi lekësh, ky s’ka patur ku t’i marrë. S’mundi t’i bënte letrat. Tani këtij ia prishën shtëpinë, i futën gjobë 5 mijë euro, 5 milionë lekë për ndërtim pa leje INUK. Kemi një problem shumë të madh tek elektriku edhe tek energjia kjo ujësjellësi. Na bëjnë mbi faturime. Këto mbi faturime, ne s’kemi fuqi për të paguar dhe ato që kemi jo të bëjmë dhe mbi faturime. Mbi faturimet tani, sot ka hyrë në sistem. Je i detyruar me e paguar thotë se ndryshe do të këputet energjia. Duke hyrë në sistem tani je detyruar me hyr borxh për të shkuar për ti paguar atje.2 – u shpreh një nga banorët.

Duke u kujtuar premtimet e Ramës para 8 viteve për legalizimet, Basha tha se qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që tha. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të shpërblej të gjithë familjet që u janë prishur shtëpitë në shkelje të ligjit si dhe në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, ato do të bëhet me vlerën e tregut. Ai gjithashtu u premtoi banorëve ndërhyrje në infrastrukturën e kësaj zone, e cila është lënë në harresë nga qeveria.

Lexo edhe:

Basha: Reforma territoriale është domosdoshmëri urgjente

Basha uron Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen si President i Gjermanisë

Lulzim Basha: Problemet kryesore kudo nё Tiranë e nё Shqipëri nuk ka nevojë t’ua tregoj unё se unё kam qenё nё shtëpitë tuaja, kam qenё nё ato dyqane, nё ato biznese tё vogla por dhe tek prodhuesit e mëdhenj dhe e dinё fare mirё se çfarë po ndodh. Taksat janë rritur, çmimet janë rritur, kosto e jetesës ёshtё bёrё e papërballueshme, rinia po largohet pёr shkak tё vendeve tё punës dhe gjithё kjo krizë ka ardhur si rezultat i dështimeve tё këtyre 8 viteve. Pёr 8 vite me radhë megjithëse premtoi se dhe po tё çoheshe Enver Hoxha prej varri nuk do i prekte shtëpitë e shqiptarëve, kjo qeveri dhe ky kryeministёr kanё krejtësisht të kundërtën.

Kështu ka ndodhur edhe me shumë familje që e kanë pësuar edhe në këtë zonë dhe unë dua në radhë të parë t’ju siguroj se i qëndroj 100% atij zotimi që kam marrë para 5 vjetësh. Ju siguroj që do të bëj gjithçka që këto para të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga pasuritë e atyre që këto 8 vjet kanë zhvatur, kanë zhvatur buxhetin e shtetit, kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve.  Pushtetarët e korruptuar të parët nga i pari tek i fundit edhe ortakët e tyre.

Unë ju garantoj që asnjë familje e vetme në këtë zonë nuk do të vuaj më siç ka vuajtur këto 8 vite padrejtësitë e Edi Ramës. Ju kujtoj edhe njëherë shembullin e atyre familjeve në Bulevard ku ka dy shembuj. Shembulli i parë kur i morën paratë edhe pse s’kishte përfunduar procesi i legalizimit dhe arritën të sigurojnë një strehë tjetër për familjet e tyre që është mënyra e duhur se si politika e drejtë zgjidh një problem apo një ngërç dhe shembullin e dytë kur i flaku në mes të rrugës dhe i futi gazin lotsjellës fëmijëve pesë vjeç duke fjetur në orën gjashtë të mëngjesit dhe i la ata njerëz në mes të katër rrugëve.

Në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, shpronësimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe ju do të merrni paratë për të siguruar një strehë për familjen tuaj. Ndërkohë që do të punojmë fuqishëm që kjo zonë e harruar, jemi këtu si me qenë në një vend të botës se tretë, kjo zonë e harruar e kryeqyteti të marrë vëmendjen e duhur në infrastrukturë, do të thotë tek ujësjellësi, te kanalizimi, te shtrimi i rrugëve, por edhe vëmendjen e duhur për zhvillim ekonomik. Sot është dita për t’ju thënë që më 25 Prill atë ndjesë që ju kam kërkuar që nuk e përfunduam procesin e legalizimit unë e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund në mënyrë që të gjithë ju të përfitoni legalizimin që është vonuar me të padrejtë dhe në shumë raste për të cilin keni paguar në të bardhë e në të zezë e s’keni marrë atë që meritoni. Ky është zotimi që kam para jush si kryeministër i ardhshëm.

Etiketa: basha boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basha: Reforma territoriale është domosdoshmëri urgjente

18:35 : 15/02/2022
AKTUALITET

Basha uron Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen si President i Gjermanisë

17:40 : 13/02/2022
AKTUALITET

Dy ore pyetje në SPAK për ‘Toyota Auris’/ Basha: Jam në gatishmëri të drejtësisë, nuk ka më …

19:08 : 10/02/2022
KULTURE

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Anastas Kristofori

17:19 : 02/02/2022
AKTUALITET

Basha tjetër mesazh: Ndryshimi po vjen, lëmë pas kultin e individit

21:05 : 30/01/2022
AKTUALITET

Basha: Tre njerëz në 30 vjet nuk u ndahen karrigeve në Shqipëri

18:02 : 26/01/2022
Para

Eksperimenti i bujshëm indian, për të kuruar koronavirusin

TË GJITHA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com