• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me maska anti-Covid, si po vidhen qytetarët në rrugët e Tiranës/ Zbardhen denoncimet

20:52 : 02/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

“Po afrohesha në shtëpi dhe isha vetëm. Në këtë çast, kur isha poshtë pallatit, nga mbrapa erdhi një djalë dhe tha – goca ndalo pak. Kur ktheva kokën, djali i moshës 20 apo 22 vjeç, me një thikë në dorë më tha: ‘Mi jep të gjitha tani’”.

Nën këtë kërcënim, K.L., e moshës 21-vjeçe, e lindur në Athinë dhe banuese në kryeqytet, hoqi nga duart unazat dhe varësen. Por hajduti nuk është mjaftuar me kaq.

“Ai fliste dhe thoshte mi jep të gjitha, jo vetëm unazat, më jep telefonin, shpejt nxirr portofolin dhe më jep sa lek ke aty?“.

Sipas të resë, e hutuar, ajo i është përgjigjur se nuk kishte asnjë qindarkë, pasi i kishte shpenzuar për ushqime.

“Pasi mori katër unazat e mia dhe varësen me vlerë 500 mijë lekë të vjetra, ai ma bëri me dorë që t’i dorëzoja dhe qesen me ushqime dhe e frikësuar siç isha nuk u ndjeva fare”, shton më tej kallëzuesja.

Lexo edhe:

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

“Hajduti nuk përdori forcë, por unë, ngaqë kishte thikë në dorë, ia dhashë, duke pasur frikë nuk fola, por sapo iku ai, ndalova një kalimtar dhe i kërkova të njoftojë policinë”.

E pyetur mbi identitetin e grabitësit, ajo përshkruan se hajduti ishte rreth 1.90 i gjatë dhe i dobët.

“Sytë i kishte pak si të rëna, ishte i veshur sportiv. Kishte një bluzë me kapuç dhe një maskë Covidi në fytyrë, megjithatë, po ta shoh, unë e njoh këtë person”, – këmbëngul kallëzuesja.

Policia pranon se në Tiranë dhe jo vetëm, janë rritur vjedhjet e rrugës. Të gjithë, siç raporton GazetaSi.al, përdorin maskë anti-Covid. Me përjashtim të emigrantëve të paligjshëm, që kalojnë përmes Shqipërisë dhe që kanë destinacion vendet e tjera. Por edhe emigrantët e paligjshëm kanë filluar të sulmohen nga i njëjti komunitet.

Një shtetas algjerian, i quajtur Hicham Fatouh, i vit lindjes 1996, shkoi në komisariatin numër 4 dhe tregoi se si u sulmua nga një palestinez, me qëllimin e vetëm për t’i rrëmbyer paratë që kishte në xhep.

Fatouh, sipas burimeve të policisë, rrëfen se si mbërriti në Tiranë mbas dhjetë ditëve udhëtim nga Greqia, ku sipas tij, ai jetoi dy vjet.

“Erdha në këmbë nga Korça dhe këtu jam tranzit. Dje isha në një kafe afër një spitali privat dhe aty vjen një emigrant tjetër me emrin Kika. Më thërriti mua dhe shokun tim, Hamza. Kur u ul, i thashë Kikës se dua të shkoj në Kosovë dhe mandej të vazhdoj udhëtimin në këmbë dhe Kika tha hajde shkojmë në shtëpinë time se do ju ndihmoj unë të ikni në Kosovë”.

Në mirëbesim, i riu i thotë policisë se u nisën për në banesën ku jeton një tjetër emigrant i paligjshëm.

“Duke ndjekur Kikën nga pas, ai nxjerr thikën pasi na futi në një rrugicë dhe kërkoi telefonat tanë dhe paratë. Ia dhashë, unë kisha me vete vetëm 20 euro. Shoku im Hamza bëri rezistencë dhe ai e qëlloi me thikë në bark dhe për këtë e çova në spital për ndihmë”.

Kur policia e pyet emigrantin e paligjshëm të japë detaje për Kikën, ai e përshkruan; Kika është trupmadh, i moshës 30 vjeç, mban vath në veshin e majtë.

Policia shkruan në dosjen që GazetaSi.al disponon se për orë të tëra, së bashku me emigrantin e paligjshëm, është kërkuar ky shtetas, kryesisht në kryqëzime, ku qëndrojnë për të lypur emigrantët që vijnë nga vendet e Lindjes, por pa asnjë rezultat.

Muajt e fundit, GazetaSi.al, ka shkruar shpesh për shtimin e vjedhjeve që lidhen direkt me situatën ekonomike dhe papunësinë./ GazetaSI

Etiketa: qytetareTiranevjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026
Para

Raporti mbi origjinën e Covid-19/ Katër teoritë që janë në lojë

TË GJITHA

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom