• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA pranon prova të reja në procesin ndaj prokurorit Anton Martini

17:20 : 01/04/2021
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten prapësimet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa mbi kundërankimin e prokurorit Anton Martini mbi shkelje të afateve, në çështjen ndaj këtij të fundit.

Ballhysa në fillim të seancës u shpreh se nuk kërkonte hetim të ri, por ndryshim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkim të subjektit bazuar mbi hetimin e bërë tashmë. Ai tha se ia linte në dorë KPA të vendoste mbi provat e paraqitura nga Martini.

Ndërkohë ai këmbënguli se ankimi i bërë në qershor ishte brenda afateve. Ballhysa argumentoi se KPA dhe Komisioneri Publik u nënshtroheshin njësoj masave të parashikuara për pandeminë. Në përgjigje të pretendimeve të Martinit se KPA nuk i nënshtrohej kufizimeve të pandemisë për shkak se ishte dhomë e Gjykatës Kushtetuese, Ballhysa solli argument cilësimin e KPA si institucion gjyqësorë prej Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Komisionit të Venecias.

Ai po ashtu tha se publikimi i vendimit online dhe pasja e një kopjes elektronike të vendimit nuk ishin të mjaftueshme për ankimin, pasi Komisioneri që të merrte këtë vendim do duhej të njihej me gjithë dosjen gjë që kishte ndodhur vetëm në 28 maj. “Komisioneri nuk mund të marrë vendim për ankimin pa u njohur me dosjen”, tha Ballhysa, ndërsa shtoi se pjesë të dosjes për shkak se ishin sekret nuk transmetoheshin elektronikisht.

Pas këtyre prapësimeve avokati i Martinit, avokati Julian Mërtiri, kundërshtoi duke thënë se ligji nuk kërkonte që ankimi të bëhej pas njohjes me dosjen, por 15 ditë pas marrjes së vendimit dhe se dosja nuk përmendej në ligj. Po ashtu ai kundërshtoi pretendimet për pandeminë, duke theksuar se Komisioner kishte pasur mundësinë të rezervonte ankim apo edhe të kërkonte rivendosje në afat. Ai tha se ankimet e subjekteve kundër KPK ishin pranuar nga kjo e fundit edhe në këtë kohë duke lënë të kuptohej se nuk kishte pasur kufizime.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Vetë Martini tha se kishte pyetje se pse nga të gjithë palët në proces KPK nuk kishte informuar me vendimin vetëm Komisionerin, ndërsa ishte informuar ai vetë dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vetëm pak ditë pas shpalljes së vendimit në mars 2020.

Kolegji më pas u tërhoq për një vendim të ndërmjetëm dhe pranoi disa prova të reja nga Martini, pasi më herët mori sqarime mbi origjinën e dokumenteve. Në fund KPA njoftoi se u jepte kohë palëve për tu shprehur mbi tre denoncime të ardhura në 30 mars 2021, për të cilat u caktua seancë më 19 prill në orën 11.00. /BIRN/

Etiketa: Anton Martinikpaseanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

08:32 : 21/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
Para

Akordoi penallti të paqenë, gjyqtari dënohet me 15 muaj burg

TË GJITHA

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët

15:51 : 02/08/2025

Vera e poshtërimit të Europës

15:37 : 02/08/2025

“Gëllçi” në Strasburg/ Avokati: “Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

15:26 : 02/08/2025

Man.United rivalizon Liverpoolin, futet në garë për Alexander Isak

15:20 : 02/08/2025

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

15:05 : 02/08/2025

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport, akuzohet se rrahu të dashurin e saj

15:00 : 02/08/2025

Valë e paprecedentë të nxehti përfshin vendet nordike! Rekorde historike temperaturash në Norvegji, Suedi dhe Finlandë

14:47 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com