• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Merr punëtorë nga Bangladeshi”, Bushati-Ramës: A ke ndonjë përgjegjësi apo…

20:50 : 31/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputeti socialist Ditmir Bushati, të cilin Edi Rama e la jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, i ka kujtuar Kryeministrit përgjegjësinë për ekonominë dhe modelin zhvillimor në 8 vitet e qeverisjes.

Nga Shkodra, ku vijonte fushatën elektorale, Rama i sugjeroi një pronari fasonerie që të merrte punëtorë të huaj nga Bangladeshi, Afganistani dhe India, pasi sipërmarrësi u ankua se nuk kishte fuqi punëtore. Gjithashtu Edi Rama shtoi se të huajt, “janë pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme”.

Bushati, në një postim në rrjetin social replikon me Edi Ramën duke i thënë se përpara se t’i përkufizojë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesë veten a mban ndopak përgjegjësi.

E ndërsa i kujton sërish Edi Ramës koncesionet në rafinerinë e Ballshit dhe minierën e Bulqizës, Bushati shprehet se shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë.

“Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim”, shprehet Bushati.

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

Reagimi i Ditmir Bushatit

Gjovalinin, dhe shumë sipërmarrës si ai në sektorin e fasonerisë në Shkodër, kam pasur mundësi t’i takoj disa herë e të bisedoj për sfidat me të cilat përballet sektori. Natyrisht, asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët. As Shqipëria nuk bën përjashtim. Ndaj, nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me Bangladeshas, Afgan dhe Indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot!

Mirëqenia në shoqëri është produkt i kontributit të komunitetit. Fjala vjen, rafineria e Ballshit apo miniera e Bulqizës, nuk mund të jenë vetëm ‘pronë e koncesionarit’, sepse aty kanë kontribut punëtorët, komuniteti lokal dhe shoqëria.

Kjo është arsyeja që të tilla biznese duhet të paguajnë detyrimet që punëtorët dhe komuniteti lokal të jenë pjesëmarrës në të mirën që sigurohet nga sipërmarrja. Sipërmarrësit në partneritet me shtetin duhet të investojnë për kapacitetet njerëzore, për t’i zhvilluar e jo thjesht shfrytëzuar këto sektorë të ekonomisë.

Sado i suksesshëm të jetë një sipërmarrës nuk bën dot pasuri e as prodhon të mira për shoqërinë pa ekipin apo punonjësit. Për një parti të qendrës së majtë, puna, djersa e punëtorit, risku i sipërmarrësit në investim dhe vlera e shtuar në ekonomi, duhet të kenë përparësi absolute.

Në këtë kontekst, shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë. Ndërkohë që me sipërmarrësit duhet të vendoset një raport besimi e mirëkuptimi që lehtëson rrugën e sipërmarrjes jo vetëm në funksion të xhepit të tyre, por të sigurimit të të mirave për shoqërinë.

Ky episod na fton që të mos mbetemi as tek konstatimi dhe as tek mohimi i ikjes së shqiptarëve drejt veriut të Europës dhe Amerikës. Pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit. E as do të jemi në gjendje të identifikojmë avantazhin e krahasuar të ekonomisë shqiptare, apo të përqafojmë vlerat sociale europiane për punonjësit.

Etiketa: BushatiRamashkodra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
Para

Objektivi i madh për sulmin, Bayern Munchen piketon yllin e Premier League

TË GJITHA

Berisha: Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, Rama varrosi reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet

16:46 : 23/07/2026

Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

16:36 : 23/07/2026

Protestuesit presin mbylljen e Kuvendit, u zënë “pritë” deputetëve me vezë para godinës!

16:34 : 23/07/2026

BE-ja gjobit Google-in me 890 milionë euro, arsyeja

16:23 : 23/07/2026

20 vite më parë vrau gruan, ICE ndalon shqiptarin në SHBA sapo del nga burgu: Do ta dëbojmë

16:22 : 23/07/2026

Vendi rrezikohet sërish nga stuhia! Sinoptikanët: Situatë më problematike në jug

16:09 : 23/07/2026

Zjarri përfshin Shelegarin dhe Bregasin

16:02 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom