• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tavo: Mashtrues rilindas po çojnë njerëz shtëpi më shtëpi për të blerë votën nën emrin tim

15:37 : 30/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati i LSI-së Vangjel Tavo ka denoncuar se një person në emër të tij ka shkuar nëpër lagje e shtëpi banimi  duke pyetur banorët se kush janë familjet në nevojë që t’u japë para dhe t’u blejë votën.

Tavo mohon kategorikisht se ky person është deleguar nga ai por se është “kurdisur nga Rilindja”

Duke njoftuar se ka bërë kallzim penal në Prokurorinë e Gjirokastrës, Tavo i bën thirrje banorëve të mos bien pre e këtyre” mashtruesve rilindas” që çojnë njerëz në emrin tij.

Deklarata e plotë

“Të nderuar banorë të qarkut Gjirokastër,

Lexo edhe:

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

Ju informoj që dje bëra një kallëzim penal në prokurorinë e qarkut Gjirokastër, dhe tashmë e denoncoj edhe publikisht përpara jush, se një individ i kurdisur nga “Rilindja” ka shkuar në disa lagje dhe shtëpia banorësh duke përdorur emrin tim, duke u shtirur e gënjyer sikur është i dërguari im, duke pyetur banorët se kush janë familjet në nevojë që t’u japë para dhe t’u blejë votën.

Personi nuk është pritur nga banorët. Ai është i ardhur dhe nuk është nga qarku ynë. Por për Policinë e Shtetit është i njohur dhe mund të jetë edhe pjesë e forcave të Policisë.

Kaq poshtë ka rënë “Rilindja” dhe kaq të ligë dhe të paligjshëm janë sa që kryejnë veprime të tilla kaq të ulëta dhe kaq korruptive duke u përpjekur të minimizojnë humbjen e madhe që i pret më 25 prill.

Ky skandal vjen menjëherë pas denoncimit tim publik që bëra në media para pak ditësh se në Gjirokastër po blihen vota nga “Rilindja.” Me paratë e drogës dhe të korrupsionit duan të ruajnë pushtetin edhe më gjatë që të shtypin me këmbë edhe më shumë banorët dhe familjet e thjeshta.

Që të varfërojnë, zhvasin dhe shpopullojnë më shumë qarkun tonë, për të përmbushur misionin e tyre të ligë e dashakeq për ta izoluar dhe shkatërruar totalisht qarkun e Gjirokastrës dhe për ta shndërruar në një xhep gjeografik dhe xhep të përfitimeve të tyre me drogën dhe aktivitetet e paligjshme.

Ministria e Brendshme ka zbarkuar e gjitha me makina policie dhe foristrada që xhirojnë gomat në rrugët e Gjirokastrës, duke vënë në shërbim të fushatës aparatin e policisë së shtetit në kundërshtim të plotë me ligjin dhe kodin zgjedhor.

Kanë frikë nga humbja e thellë që i pret.

Ata me foristrada por unë Vangjel Tavo do i mund në këmbë. Sic i kam mundur gjithmonë. Në këmbë ju kam takuar derë më derë dhe në këmbë do vi gjithmonë për të ndarë hallet dhe shqetësimet me ju.

Të nderuar banorë të qarkut të Gjirokastrës,

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se kush bëj lojra të tilla kaq të ulëta e thur skenare të tilla mashtrimi.

Unë Vangjel Tavo kam shkelur vetë personalisht në cdo rrugë, jam ulur në cdo familje dhe kemi ndarë së bashku cdo hall e cdo shqetësim. Ndaj mos bini pre e këtyre mashtruesve rilindas që cojnë njerëz në emrin tim.

Rilindasit nuk vinë dot vetë tek ju sepse nuk justifikojnë dot varfërinë që ju shkaktuan, mjerimin që ju sollën, ndaj bëjnë akte të tilla të ulëta.

Mos bini pre e këtyre të mbaruarve dhe të larguarve. Së bashku do gëzojmë në fitoren e madhe të 25 prillit, kur do gëzojmë jo vetëm largimin e këtij sekti korruptiv dhe malinj, por të gjithë bashkë, opozitarë dhe socialistë të ndershëm, do punojmë për të hapur sa më shumë vende pune, të nxjerrim familjet e thjeshta nga varfëria, dhe të zhvillojmë qarkun tonë.

Ky është misioni im. Ky është premtimi im që do e mbaj fjalë për fjalë.

I bëj thirrje policisë së shtetit të distancohet nga skenarë të tillë provokimi dhe mashtrimi.

I bëj thirrje prokurorisë që padinë time të bërë sot ndaj këtij akti të shëmtuar të “Rilindjes” t’a zbardhë sa më shpejt dhe fajtorët të përballen me drejtësinë.

Të nderuar miq,

Edhe pak ditë dhe “Rilindja,” autorja e mjerimit të madh të qarkut tonë do shporret.

Mos bini pre e provokimeve, mos lejoni më t’ju gënjejnë dhe mashtrojnë, mos pranoni t’ju fyejnë integritetin dhe krenarinë tuaj dhe të kësaj treve.

Të gjithë së bashku t’i largojmë përgjithmonë dhe të nisim një të ardhme më të mirë për qarkun e Gjirokastrës.

Vangjel Tavo“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
SPORT

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025
SHOW BIZ

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
AKTUALITET

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025
BOTA

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025
Para

Nxorri në shitje atletet me gjak njeriu, ‘Nike’ padit reperin Lil Nas X

TË GJITHA

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës, gjendet i shkrumbuar në fshatin Vukatanë motori i autorëve

16:39 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com