• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

88.6 mijë të dypunësuarve u “ulen” pagat, duhet të paguajnë tatimin shtesë deri në 30 prill

08:17 : 30/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Të gjithë të punësuarit, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, pavarësisht shumës që janë paguar në secilën prej tyre, do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021.

Kjo do të sjellë automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi do të përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).

Deklarimin, deri tani e bënin të punësuarit dhe dypunësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, por nga viti 2021 këtë do të duhet ta bëjnë dhe ata që nuk e kalojnë kufirin e 2 milionë lekëve, sipas ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet numri i dy ose më shumë punësuarve (të paktën për një muaj pra jo domosdoshmerisht i dypunësuar për 12 periudha të vitit), marrë nga listëpagesat e deklaruara gjatë vitit 2020 është 88,590 individë. Nga këta 2,634 individë kanë pasur pagën bruto gjatë 2020-s mbi 2 milionë lekë.

Ligji ka hyrë në fuqi në janar 2020 dhe deklarimi për pagat e 2020-s do të duhet të bëhet deri në fund të prillit 2021, kur individët do të duhet më pas të derdhin në bankë tatimin shtesë.

Lexo edhe:

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

Sipas ndryshimeve ligjore dhe udhëzimit që e shoqëron atë, individët rezidentë ose jorezidenë, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve, kjo formë e tatimit shmang evazionin dhe sjell një vlerësim më të drejtë për ata persona që marrin të njëjtën shumë parash, por njëri individ e merr në një vend pune dhe tjetri në dy apo më shumë.

Të dypunësuarit, që kanë punuar një vit të plotë do të paguajnë të paktën edhe 34 mijë lekë shtesë në vit

Automatikisht, tatimi i të dypunësuarve, që filloi të zbatohet për të ardhurat e 2020-s, ul pagën reale të tyre, sidomos kjo më e ndjeshme për kategoritë që marrin paga minimale dhe për të siguruar jetesën janë angazhuar në dy apo më shumë punë (fason, pastrim, etj).

Kjo do të bëjë që individi i dypunësuar, i cili ka pasur p.sh., dy paga minimale nga 26 mijë lekë secila, të paguajë minimumi edhe 13% të diferencës prej 22 mijë lekë (52 mijë lekë-30 mijë lekë), prej 2,860 lekë në muaj, ose 34320 lekë në vit (280 euro). Kjo është shuma minimale, pasi sa më e lartë paga, aq më shumë do të paguhet tatim shtesë mbi të ardhurat.

Të dypunësuarit duhet të mendojnë ndërkohë dhe për tatimin e 2021-shit (që do ta paguajnë deri në prill 2022), që do të jetë më i lartë për shkak se paga minimale nga 1 janari 2021 është rritur në 30 mijë lekë. Kjo do të bëjë që shuma minimale e tatimit e cila do të paguhet deri në prill 2022 të jetë 3,900 lekë në muaj, ose 46,800 lekë në vit, apo 400 euro më shumë çdo vit.

Nga 1 janari 2022, qeveria ka deklaruar se kufiri i pataksueshëm do të rritet nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, ndërsa tatim prej 23% do të paguhet për pagat mbi 250 mijë lekë, nga 150 mijë që është sot.

Të dhënat lidhur me pagat do të dalin të para-plotësuara

Deri në janar të vitit 2020, kategoria e tatimpaguesve të cilët deklaronin të ardhurat e tyre nga dypunësimi, si dhe të ardhura të tjera (DIVA) ishte e atyre individëve që kishin të ardhura deri në 2 milionë lekë në vit.

Sipas tatimeve, në 2020-n bënë deklarimin për të ardhurat 12.3 mijë individë që në 2019-n kishin të ardhura më të larta sesa 2 milionë lekë.

Tatimet bëjnë të ditur se të dhënat lidhur me pagat do të dalin të para-plotësuara, ashtu siç u veprua edhe vitin e kaluar. Aplikimi bëhet online: https://www.tatime.gov.al/c/7/153/per-individe

Individët që e kanë deklarimin për herë të parë duhet të regjistrohen në eFiling https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/UserManagement/Registration

Pas regjistrimit, individi duhet të klikojë te ‘deklaratat’ dhe të zgjedhë ‘tatimin mbi të ardhurat personale’. Në momentin që klikon ‘krijo deklaratë të re’, dalin të dhënat e paraplotësuara për pagën dhe tatimet e paguara dhe diferencës që është detyrimi dhe individi duhet të plotësojë vetëm të dhënat personale. Shuma e detyruar për t’u paguar del në kutinë (35) TATIMI I DETYRUAR PER T’U PAGUAR.

Pagesat mund të bëhen dhe me këste

Tatimet bëjnë të ditur se individët nëse nuk kanë mundësi për të paguar të gjithë shumën njëherësh, kanë dhe alternativën e pagimit me këste. “Parimisht, bazuar në nenin 77, të ligjit nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, Kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar në afat detyrimet tatimore, ai mund të lejohet të lidhë në çdo kohë marrëveshje pagese me këste. Në të njëjtën kohë tatimpaguesi duhet të vërtetojë që është në kushtet e pamundësisë financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor, si dhe të tregojë që pavarësisht nga rrethana financiare, ai është në gjendje të përmbushë marrëveshjen”./Moniror

Etiketa: dypunesuarpaga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025
AKTUALITET

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n, zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

08:19 : 17/09/2025
AKTUALITET

Borxhet e RTSH-së/ Nga Beniada te Kozeta Kurti e Nazarko, sa paguheshin “VIP-at” (FATURAT)

09:49 : 15/09/2025
AKTUALITET

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

18:58 : 14/09/2025
AKTUALITET

Gazetarët prej muajsh pa marrë rrogat/ Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

18:12 : 11/09/2025
Para

Johnson & Johnson do të furnizojnë Evropën me 200 milionë vaksina në muajin prill

TË GJITHA

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

11:22 : 11/10/2025

E përfshirë në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

11:17 : 11/10/2025

Tre shenjat e zodiakut që do të takojnë partnerin e tyre ideal këtë sezon

11:06 : 11/10/2025

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

10:53 : 11/10/2025

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

10:42 : 11/10/2025

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

10:31 : 11/10/2025

“Qeveria Rama po shkatërron pronat”, Tabaku në Kombinat: Askush nuk është më i mbrojtur

10:13 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com