Laçi ia doli të eliminojë Partizanin nga Kupa e Shqipërisë edhe pse me polemika të mëdha. Kurbinasit triumfuan pas goditjeve të penalltive, ndërsa protagonist në këtë takim ka qenë gjyqtari kryesor i takimit i akuzuar për favorizim ndaj Laçit.
Trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro ka dhënë një intervistë për Sport Neës, ku foli për këtë sfidë, por jo vetëm. Për momentet e diskutueshme si penalltitë, ai tha se dy nga ato ishin, sipas tij bëhet fjalë për një të laçjanëve dhe një të të kuqve.
“Timonieri” thotë se është që i vogël tifoz me Partizanin, ndërsa diçka u tha edhe për momentin që firmosi për klubin ku trajnon aktualisht.
“Ndeshja ndaj Partizanit? Nuk mendoj se ndikoi arbitrimi. E meritonim kualifikimin. Jemi në situata tensioni gjatë ndeshjes, por edhe nëse do kualifikoheshin ata, normalisht do e meritonin. Parashikohej të ishte një ndeshje e vështirë. Patjetër që shikohej si një duel shumë interesant. Pas ndeshjes jemi më të qetë. Edhe unë jam i mendimit se kanë qenë dy 11 metërsha. I pari ka qenë në favor të Partizanit, ndërsa një i Laçit.
Tifoz i Partizanit? Une e kam thënë qysh i vogël që jam me Partizanin. Jeta ime ka qënë e lidhur me Partizanin. Nuk e llogaris me asnjë ekip tjetër. Debate do ketë edhe për punën. Ne duhet të japim llogarinë para Presidentit, pasi paguhemi. Kam drejtuar ekipe edhe pa histori. Unë kam drejtuar skuadra që kanë fituar trofe. Në këto situata, kam qenë në vitin e parë që fituam titullin me Skënderbeun. Ishte e vështirë, pasi mungonte prej 70 viteve. Pas atij titulli Skënderbeu ndryshoi totalisht, duke fituar për 7 sezone. Do jetë shumë e vështirë deri në fund, por jemi në luftë me 3 skuadra të tjera. Nëse fiton Laçi, mund të nisë një rrugë e re për të ardhmen. Të shikojmë deri në fund si do jetë situata, për të marrë titullin” – tha ai.