Kandidati për deputeti i PD në Elbasan, Luçiano Boçi ka treguar si ndodhi sherri me biznesmenin Gjergj Luça.
Boçi thotë se biznesmeni e ka kërcënuar me jetë dhe se sherri filloi teksa ai po takohej me disa biznese në zonën e Elbasanit.
Boçi shton më tej, se biznesmeni i është afruar duke e sharë e më pas ka pasur konflikt fizik, ndërkohë ai sqaron se më pas i është drejtuar organeve ligjzbatuese.
“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, tha Boçi për gazetarët.