• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alketi del kundër kandidatëve të Sarandës dhe Finiqit, Anila Denaj dhe Niko Kuri

17:41 : 17/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në Vlorë, “lista PS” nuk po gjen kararin e duhur dhe përçarja ka nisur dukshëm ende pa iu drejtuar kutive të votimit. Pas largimit në mënyrë demonstrative të Alket Hysenit, i lënë i fundit e listës së PS-së në Vlorë, situata brenda kampit të mazhorancës nuk është aq rozë sa mundohen ta kamuflojnë.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Socialiste në këtë qark, ka pasur debate të forta dhe një sherr verbal mes deputetit me ditët e numëruara Alket Hyseni dhe Ministres së Financave Anila Denaj. Pasi folën gjatë për “arritjet” dhe organizimin e partisë, Anila Denaj, fjalën e ka marrë i fundit Alket Hyseni, i cili për të bërë “diversionin” u ka kërkuar socialistëve që të votojnë numrin 8 në listë, pra vetëm kryeministrin Rama.

Ai më tej ka vijuar për punët e bëra në katër vitet e fundit ku ka qenë deputet vetë, por kjo duket se nuk ka lënë të kënaqur Anila Denajn e cila i është kthyer Hysenit me fjalët: “Mos fol më ti, jam vajzë nga Kuçi unë dhe nuk më njeh mirë”.

Grindjet kanë qenë për potencën e gjithësecilit, ku duket se Hyseni, edhe pse merr pjesë në çdo takim të mundshëm të strukturave të PS-së është hapur kundër Denajt, por po luan politikisht duke folur me superlativa për Ramën. Nuk është vetëm një sherr për ndarje influence, pasi edhe vetë socialistët në bazë nuk ndihen të përfaqësuar me individë të cilët janë si “mish i huaj”. Përveç Denajt që është sjellë për të përfaqësuar Sarandën dhe Delvinën është edhe Niko Kuri që nuk gëzojnë mbështetjen e anëtarësisë.

Lexo edhe:

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

Këtu ka dalë edhe problemi i përfaqësimit në lista. Socialistët në Sarandë, Delvinë dhe Konispol ndihen të tradhtuar nga lista “Gjiknuri-Rama”, pasi ngritën shqetësimin se asnjë prej kandidatëve nuk është nga zona e tyre. Në vitin 2013, PS kishte 3 përfaqësues si kandidatë për deputetë nga Saranda, një nga Konispoli dhe një nga Finiqi.
Gjithashtu edhe në 2017 lista e PS kishte dy përfaqësues nga Saranda, një nga Konispoli, një nga Finiqi dhe një nga Delvina. Tashmë në listën e këtyre zgjedhjeve, PS nuk ka asnjë nga Saranda, Konispoli, Finiqi dhe Delvina. Dhe “vajza nga Kuçi” që në publik tenton të shprehë qetësi, por në terren po e bën “gjoksin gropë” nga mburrja nuk shihet me sy të mirë në dy zona relativisht të madha si në Sarandë dhe Delvinë, të cilat në rang qarku kanë peshë elektorale.

Krahas ndarjes së dukshme në Sarandë dhe Delvinë, situata nuk paraqitet aspak e mirë edhe në qytetin e Vlorës, pas refuzimit të Dritan Lelit për të hequr dorë nga posti i kryebashkiakut dhe të bëhej pjesë e listës mbushëse për deputetë. Në këtë qark po hanë kokat e njëri-tjetrit, pasi në mes ka influenca të forta ekonomike të lidhura kryesisht me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Etiketa: Hysenikandidatetvlor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

09:15 : 13/06/2025
AKTUALITET

Qori rendit problematikat e procesit zgjedhor: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia

21:51 : 12/06/2025
AKTUALITET

Nga Haki Çako te Gledis Nano, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së

12:11 : 10/06/2025
AKTUALITET

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
Para

Në gjendje të rënduar, transportohet drejt Infektivit kandidati për deputet/ FOTO

TË GJITHA

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com