• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

21:02 : 10/10/2025
në AKTUALITET, BOTA

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të shtyjë miratimin e projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane”, duke ngritur shqetësimin për mungesën e një procesi të plotë konsultimi me grupet e interesit.

Në seancën dëgjimore të mbajtur në Komision Parlamentar përfaqësues të lartë të AmCham, përfshirë zëvendëspresidentin Rexhino Çekrezi, drejtorin ekzekutiv Neritan Mullaj, sekretarin Dritan Nako dhe nënkryetarin e Komitetit Ligjor dhe Rregullator, Ened Topi theksuan nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar me projektligjin tjetër që lidhet drejtpërdrejt me këtë fushë: “Për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve”. Sipas AmCham, miratimi i projektligjeve në mënyrë të ndarë rrezikon të sjellë mbivendosje ligjore dhe paqartësi për biznesin.

Drejtori AmCham, Neritan Mullaj, përcolli shqetësimin për kohën e shkurtër të konsultimit me grupet e interesit dhe theksoi se projektligji për mbetjet urbane po shqyrtohet në mungesë të një procesi paralel konsultimi me projektligjin “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”. Sipas tij, këto dy nisma ligjore janë organikisht të lidhura dhe duhen trajtuar në mënyrë të koordinuar, pasi përndryshe disa nene të njërit ligj mund të përjashtojnë apo të bien ndesh me dispozita të ligjit tjetër, duke krijuar pasiguri ligjore dhe pengesa për biznesin.

Në të njëjtën linjë, nënkryetari i Komitetit Ligjor dhe Rregullator të AmCham, Ened Topi, solli shembuj konkretë të mbivendosjeve ligjore mes dy projektligjeve, duke theksuar se një harmonizim paraprak është i domosdoshëm për të shmangur konfuzionin gjatë zbatimit. Ai theksoi se që nga mënyra e nxjerrjes së akteve nënligjore (VKM) deri te nenet që rregullojnë trajtimin e mbetjeve nga prodhuesit, kërkohet një qasje më gjithëpërfshirëse dhe diskutim paraprak me grupet e interesit.

Sekretari i Bordit të Dhomës Amerikane, Dritan Nako, njëherësh përfaqësues i industrisë së çimentos, në rradhë të parë përshëndeti nismën e ndërmarrë për përafrimin e legjislacionit mjedisor me atë Evropian me besimin e padiskutueshëm që implementimi i tij do të sjellë ndryshime të domosdoshme dhe pozitive në vend, për sa i takon sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Lexo edhe:

Dhoma Amerikane zgjedh Zv.President Rexhino Çekrezin

Tatimet: Nga prilli kërkesa për rimbursimin e TVSH do dorëzohet vetëm online

Nga ana tjetër, referuar Nenit 72 të draft ligjit ai theksoi nevojën e menjëhershme të industrisë për të pasur mundësinë ligjore të importimit të lëndëve alternative nga “lista e gjelbër” e Katalogut Evropian, në kushtet ku disponueshmëria e tyre brenda vendit ende nuk ekziston, me qëllim përdorimin e tyre si zëvendësues të lëndëve djegëse fosile. Ai iu referua gjithashtu praktikave më të mira evropiane si dhe rekomandimeve të shprehura ne raportin e Bankës Botërore për vitin 2024 për Shqipërinë sa i takon masave që duhen marrë në kuadër të ndryshimeve klimaterike, duke theksuar se kjo zgjidhje do t’i mundësonte industrisë së çimentos të realizojë për vendin deri në 40% të objektivave të vendosura nga OKB për dekarbonizimin, duke siguruar në të njëjtën kohë optimizimin e kostove të saj të prodhimit dhe garantuar nivelin e nevojshëm të konkurrueshmërisë në tregjet e eksportit.

AmCham e ka përfshirë këtë kërkesë edhe në rekomandimet e saj drejtuar ministrive dhe komisioneve parlamentare përkatëse, duke theksuar se importi përjashtimor i dy rrjedhave të listës së gjelbër do të mundësonte jo vetëm arritjen e objektivave të dekarbonizimit, por edhe optimizimin e kostove për prodhuesit vendas, operimin me efiçencë  energjitike, sigurimin e një niveli të shëndetshëm të eksporteve të produkteve “Made in Albania” në tregjet evropiane e për pasojë  rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Në përfundim, Dhoma Amerikane i kërkoi Komisionit që të shtyjë miratimin e projektligjit, në mënyrë që të ketë kohë për të reflektuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e biznesit, si dhe për të zhvilluar një proces të plotë konsultimi paralel për të dy projektligjet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve./MONITOR

 

Etiketa: amchamNeritan MullajRexhino Çekrezi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhoma Amerikane zgjedh Zv.President Rexhino Çekrezin

11:29 : 22/11/2024
AKTUALITET

Tatimet: Nga prilli kërkesa për rimbursimin e TVSH do dorëzohet vetëm online

19:50 : 16/03/2021
AKTUALITET

Anketë e Dhomës Amerikane në 175 kompani: Sa pushime nga puna planifikohen nga kriza

15:37 : 21/04/2020
AKTUALITET

“Shtyni parapagimin e taksave, Fondi i Emergjencës për të gjitha bizneset”/ AmCham letër Qeverisë

14:09 : 08/04/2020
Para

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

TË GJITHA

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom