Një shkrim i mjekut pneumolog, Edmond Driçi, që tregon se me 12 litra ujë dhe pa asnjë ilaç, kaloi koronavirusin, mori vëmendje dhe kritika.
I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, mjeku shpjegon deklaratën e tij, ku thotë nuk mjafton vetëm të konsumosh ujë, duhet të ‘flasësh’ me të.
“E kam kaluar Covid-in në gusht të vitit 2020. Por, nuk është mesazhi që të pihen 12 litra ujë në ditë dhe mjafton. Përvoja ime personale, që kam kaluar sfida me shëndetin, ka bërë që të kërkoj shumë. Po kërkoj një degë të re të shkencës mjekësore, që është mjekësia kuantike.
Uji ka një veti, sipas zbulimeve shkencore, mbart memorie, me ujin mund të bisedosh dhe të japësh mesazh. Te uji regjistrohen valët skalare. Është mesazhi që i jep ujit që të programosh qelizën brenda trupit dhe t’i japësh mesazhit bakterit më pas (për ta larguar).
Truri i njeriut është i përbërë nga neuronet, brenda ka citoskelet, ka mikrotubula, tubula brenda, që një shkencëtar i ka gjuajtur kub. Aty ndodhet ujë me koherencë të lartë. Trupi i njeriut krijon biokotone.
Ne mund ta riprogramojmë ADN-në tonë nëpërmjet fjalës, mund të arrijmë që zemrën ta lemë të qetë, nëpërmjet mendjes. Është struktura e tillë, ka fushën magnetike, e lidhur me rrjetin energjitik të tokës. Nëpërmjet zemrës kuptojmë ndjenjat tona”, thotë mjeku.
Ai shpjegon konkretisht, procesin e konsumimit të ujit.
“Merrja shishen, komunikoja me të për tre minuta, ndjesia intuitive që kisha brenda vetes më shtynte që këtë mesazh ta kisha të përhershëm, pastaj merrja sasinë tjetër të ujit. Keni parë ritual fetar që të kryhet pa ujë?! Funksionon gjithmonë”, tregon ai. /tch