• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama tregoi nga Elbasani atë që po përgatitet të bëjë më 25 prill

18:48 : 14/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në Ditën e Verës, e cila festohet prej të paktën 20 vitesh si një festë kombëtare në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të tregojë muskujt.

Natyrisht jo vetë personalisht, por muskujt e atyre që e shoqërojnë kudo, me dhe pa uniformë, me armë të ligjshme ose jo, trupmëdhenj apo jo. Rama thjesht orkestroi një provë force dhe zgjodhi pikërisht Elbasanin, atë që njihet si kryeqyteti i ditës së verës.

U tha se u mërzit shumë nga thirrjet e një grupi qytetarësh që e pritën jo me krahëhapur, as me buzëqeshje, por me koret “Rama ik”.

Ky ishte sebepi, pasi edhe nëse nuk do të ndeshej me një situatë të tillë, aspak kërcënuese për sigurinë fizike të Kryeministrit, djemtë problematikë që e shoqëronin sërisht mund të jepnin një shfaqje.

Lexo edhe:

Pazarxhiu Basha dhe vetingasit e Ramës

‘Financial Times’ zbulon se çfarë do të donte Rama t’i shkruhej mbi gurin e v*rrit

Ata ishin përgatitur për të treguar muskujt, madje për të tërhequr vëmendje sa më të madhe, me një skenar të parapërgatitur për të mbjellë frikë.

Rama nxitoi të akuzonte opozitën se kishte dalë me flamuj partiakë në një ditë feste, pastaj tregoi arrogancën se ai nuk pyet për orarin se kur duhet të shkojë në Elbasan dhe as për ato thirrjet që duket se i shkatërrojnë nervat kur i dëgjon.

“S´jemi armiq, por kundërshtarë që përballemi në gara elektorale”, tha Rama, i cili gjithashtu bëri një krahasim mes qytetarëve që e pritën me thirrjet “Rama ik” dhe Presidentit Ilir Meta të dy ditëve më parë kur u shfaq duke mbrojtur selinë e FRD-së që kërkon t´a marrë Erion Veliaj për të vendosur zyrat e bashkisë.

Në anën tjetër, Lulzim Basha, paralajmëroi Kryeministrin që të heqë dorë nga rruga e tij me kërcënime ndaj qytetarëve dhe mbajtjen rreth e rrotull të njerëzve të armatosur.

Pas shkëmbimit të replikave në distancë, drejtuesit e dy partive vijuan agjendat e tyre politike, ndërsa policia tha se kishte shoqëruar 5 persona, mbështetës të PD dhe PS, që ishin përfshirë në përplasjen fizike.

I gjithë ky incident mund të shmangej deri diku, por në fakt ai tregon se 25 prilli nuk do të jetë një ditë edhe aq e qetë. Nuk do të jetë një ditë ky qytetarët do të mund të vërshojnë në qendrat e votimit për të ndëshkuar me votë Edi Ramën në Durrës apo Taulant Ballën në Elbasan, Edi Ramën në Vlorë apo Arben Ahmetajn, Etilda Gjonajn apo Ogerta Manastirliun në Tiranë.

Data 25 prill do të jetë edhe përballja me çunat problematikë të Edi Ramës, jo thjesht këta që u shfaqën sot në Elbasan, por edhe ato që shfaqen në Durrës, Shijak, Vlorë, Fier, Shkodër apo Lezhë. Këta janë skalioni që i jep garancinë Ramës për të pretenduar mandatin e 3-të si Kryeministër, por njëherazi janë edhe ata që komandojnë më pas ministrat, deputetët, drejtorët dhe çdo hallkë tjetër të këtij shteti. Dhe ky skalion muskujsh nuk ndalet as me fjalë, as me edukatë, as me paralajmërime.

Sot Edi Rama preferoi të tregojë se çfarë mund t´i ndodhë atyre që mendojnë të shprehin revoltën e tyre me disa thirrje, pas 41 ditësh do na tregojë se si këta djemtë problematikë mund të mbushin kutitë.  Dhe në një situatë të tillë paralajmërimet me edukatë ndaj një Kryeministri që ditën për diell tregon muskujt, mund të tregojnë qytetari, por vetëm kaq.

Nëse për vite me rradhë thuhet se Edi Rama ka ngritur një regjim që duhet përmbysur, me një polici që vështron se si djemtë problematikë të Rilindjes dhunojnë qytetarët dhe më pas shoqërojnë ata që dhunohen, atëherë opozita duhet të dalë pak nga “kostumi qytetar”, të lërë mënjanë edhe xhelin e flokëve apo buzëqeshjen, dhe ti japë garanci atyre qytetarëve që s´janë vetëm përballë horrave me apo pa uniformë,  me apo pa armë me leje.

Beteja me regjimin nuk mund të konsiderohet thjesht si një përballje te kutitë, kur njëra palë prish rregullat e lojës, dhe nxjerr skalionet e dhunës, ndërsa pala tjetër luan rolin e një besimtari të mirë që kthen faqen kur e godasin.

Etiketa: rama boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pazarxhiu Basha dhe vetingasit e Ramës

18:39 : 10/02/2022
AKTUALITET

‘Financial Times’ zbulon se çfarë do të donte Rama t’i shkruhej mbi gurin e v*rrit

17:35 : 16/01/2022
AKTUALITET

Hoqi masat kufizuese mbrëmjen e ndërrimit të viteve/ Edi Rama: Sot janë regjistruar 1236 të infektuar në Shqipëri

17:22 : 05/01/2022
AKTUALITET

Komision hetimor për 25 Prillin/ Rama: Jam gati të diskutoj çdo çështje me opozitën

20:13 : 27/10/2021
AKTUALITET

Kush nga ministret e reja të kabinetit ‘Rama 3’ mund t’i thotë ‘JO’ Edi Ramës?

21:45 : 02/09/2021
AKTUALITET

Rama për CNN: Shqipëria do të presë 4 mijë afganë

19:59 : 25/08/2021
Para

Volejboll/ Mposht Tiranën në finale, Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

TË GJITHA

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com