Gjatë 24 orëve të fundit, referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 12 qytetarë si pasojë e Covid-19.
Pacientët që kanë humbur jetën janë: 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.