• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjenerali i gazit që kryerilindasi e “mbyti politikisht”!

18:30 : 12/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse do e kthentë kohën pas, në momentin që ishte një “Begs qumështor”, me siguri që nuk do të zgjidhte degën e këmbësorisë, por atë të lëndëve kimike. Dikur do i duhej ky “profil”, sepse gjenerali që vendosi spatetat në kasafortën e Rilindjes, Sandër Lleshaj, fill pasi veshi kostumin e qepur nga Rama për ministër të Brendshëm, do të mbahet mend gjatë për atë që i bëri Tiranës gjatë protestave 2019-2020.

Ende shumë qytetarë i kap paniku kur përmendet fjala protestë, sepse mushkëritë iu mbushën me gaz lotsjellës, deri edhe brenda banesave. Po sot mbrojtësi më i zjarrtë i pushtetit të Ramës nuk dihet se ku është. U shtrydh, u këqpërdor dhe në fund u hodh në rrugë të madhe, pa i ofruar as edhe një benefit të vogël për shërbimin e madh që i bëri pushtetit…

Ramës për aq gjë iu desh. Të shtypte protestat e opozitës përgjatë vitit 2019 dhe të shkatërronte po nën gazin lotsjellës banesat e qytetarëve në Unazën e Re dhe në Bregun e Lumit. Fatkeqësisht pasi kishte zbrazur magazinat e gazit lotsjellës të blerë në Serbi, u desh shkrehja e kobures së një efektivi të repartit shqiponja që i mori jetën 25-vjeçarit të pafajshëm Klodjan Rasha që Rama me një “plumb” të vriste “dy zogj”: Të shkarkonte Lleshajn dhe shuante mllefin qytetar që u derdh në rrugët e Tiranës në protesta masive.

Nëse sot është e vështirë të gjesh Lleshajn aktiv në jetën politike dhe qytetare, ajo që ka lënë pas është histori e bollshme për të shkruar edhe libra. Opozita nisi protestat pas djegies së mandateve duke kërkuar largimin e Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Metoda për të zbrazur sheshet e mbushura plot me protestues, që i lëkundën leqet e këmbëve kryeministrit u “zbulua” nga ministri Lleshaj dhe kryepolici Ardi Veliu. Hedhja e bombave me gaz lotsjellës mbi qytetarët paqësorë dhe më pas shkopinjtë e gomës në kryet e tyre ishin forma e dhunshme që përdori pushteti.

E quajtën sukses këtë metodë dhe u mbushën sërish magazinat me gaz lotsjellës sepse do i duheshin për çdo “revoltë” që vinte nga qytetarët. Kulmi u arrit tek pesë banesa të disa banorë në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, në momentin që bashkia e Lali Erit u kishte dërguar rruspat shkatërruese për ndërtimin e Bulevardit të Ri.

Pa u zbardhur dita, mbi shtëpitë e projektuara për tu shkatërruar u zbraz gazi lotsjellës. Të moshuar, fëmijë të mitur, madje edhe një grua shtazënë u gjendën nën gazin kimik. Dolën të traumatizuar dhe disa prej tyre ndalën në Spitalin Ushtarak me frymën e përgjysmuar. Kur u kthyen për në bazesë panë që atë ngrehinë ku kishin lënë djersën e kishin rrafshuar me tokë. Pak u fol për këtë ngjarje, sepse ndodhi natën dhe nën “mjergullën” e gazit e dyshes së gjeneralëve…

Edhe në zonën e Unazës së Re u ndoq e njëjta formë, hidh gaz e çaj përpara me fadromat shkatërrimtare. Për herë të fundit gazi lotsjellës është përdorur një ditë pas Lleshaj u detyrua të jepte dorëheqjen, duke pranuar edhe fyrjet e kryeministrit Rama sepse i prishi pushimet që po bënte në Amerikë.

Mes Ramës dhe Lleshaj tre muaj para se të largohej i hequr me “dorëheqje”, ishte dërguar si drejtues politik i PS-së në Qarkun Lezhë. Aty kishte ustallarë të vjetër që lundrojnë mes krimit të organizuar dhe pushtetit lokal. E nxorrën jashtë formacionit gjeneralin i cili në fillim pandehu se gëzonte mbështetjen e Ramës. Në Lezhë iu shkrua edhe fati i tij politik dhe pritej vetëm momenti që të “keqpërdorurin” ta flaknin përgjithnjë.

Gjenerali u bë ushtar i Rilindjes dhe ushtari u kthye me “barutin e lagur” në shtëpi… Nuk do të shihet më në jetën aktive politike, sepse Rilindja që e promovoi, e “varrosi” për ti lënë pas vetëm aromën e rëndë dhe tymin asfiksues të gazit lotsjellës.

Etiketa: gazlleshajRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Gazifikimi i Ramës, memorandume pa tubacione

17:49 : 10/05/2026
AKTUALITET

A mund të jetë Shqipëria pikë rajonale për shpërndarjen e gazit amerikan?

22:02 : 06/05/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

Përflitet për stolin e kombëtares gjermane, Hansi Flick thyen heshtjen

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom