• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Drejtësia e re s’ka produkt real”, KLGJ-KLP: Nuk po plotësojmë dot vendet bosh

19:16 : 11/03/2021
në AKTUALITET, VETTING

Reforma në drejtësi në Shqipëri, 4 vjet nga miratimi, ende nuk ka një produkt real për qytetarët. Proçesi i Vetting-ut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë shkaktuar në sistem mungesën e 36% të trupës së gjyqtarëve dhe 22% të trupës së prokurorëve.

Kjo solli bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë për dy dhe tre vite përkatësisht, ndërsa aktualisht vendet bosh në Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallës së parë po sjellin mjaft vonesa në dhënien e drejtësisë për qytetarët. Këshilli i lartë i Prokurorisë, ai Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë thonë për Zërin e Amerikës se për të zbutur problematikën po i kushtohet vëmendje disa elementëve, mes tyre rritjen e numrit të kandidatëve në Shkollën e Magjistraturës dhe krjimin e hartës së re gjyqësore.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri, e cila u miratua me Konsensus të plotë në Parlament, në Korrik të Vitit 2016, ka hasur në disa problematika të paparashikura nga hartuesit e saj. Një nga pasojat e mëdha është mungesa e afro 36% e trupës së gjyqtarëve dhe 22 % e trupës së prokurorëve për shkak të largimeve pas proçesit të Vettingut, si edhe dorëheqjet pa ju nënshtruar atij.

Kjo situatë solli bllokimin për rreth dy dhe 3 vite, përkatësisht të Gjykatës Kushteuese dhe asaj të lartë. Gjykata kushtetuese u bë funksionale në fund të vitit 2020 dhe ka 6 nga 9 anëtarë ndërsa ajo e lartë ka 3 nga 19 anëtarë, pra vetëm një trupë gjykimi për rekurset, ndërsa pritet të shqyrtohen 36 mijë dosje. Ajo që shqetëson sot qytetarët, ekspertët dhe mbështëtesit e reformës lidhet me krijimin e vendeve bosh edhe në gjykatat e Apelit ato të shkallës së parë si dhe në organin e prokurorisë, por dhe me pamundësinë institutucionale për t’i plotësuar ato, paralelisht me largimet.

Arbër Qehaja Avokat, në pritje të një proçesi gjyqësor në Gjykatën Apelit në Tiranë thotë se ,vonesat në gjyqet civile kanë shkaktuar mjaft konflikte mes qytetarëve.

Lexo edhe:

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

“ Këtu ndjek dhjetra çështje, kanë mbi tre vite që zgjasin, kjo nuk vjen për faj të gjyqtarëve, por për faj të Vetting-ut dhe sistemit. Shkarkohen gjyqtarë pa bërë emerime të reja. Këtu ka patur gjithmonë vonesa për shkak të volumit,por tani mund ta quajmë se është totalisht në kaos. Pasojat bien mbi qytetarët, dhe shkaktohen konflikte dhe mes tyre”– thotë për Zërin e Amerikës Arbër Qehaja, Avokat.

Në një sistem gjyqësor, prej 353 gjyqtarësh, aktualisht mungojnë 125 prej tyre ose 36% e trupës së gjyqtarëve. Ndërsa në organin e akuzës, nga 336 prokurorë, mungojnë 74 prej tyre , ose 22% e trupës së prokurorëve.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, i pranon vështirësitë dhe thotë se synimi mbetet plotësimi i vakancave me prurje të reja, duke rritur numrin e studentëve të shkollës së magjistraturës, bazuar në trendin e largimeve nga Vetting, por dhe në kapacitetet e kësaj shkolle, si dhe duke aplikuar lëvizje paralele të prokurorëve në varësi të ngarkesës.

“Në 2 vitet e ardhshme ne do të jemi në gjendje të injektojmë në sistem 42 prokurorë të rinj. Kjo shërben për të zbutur problemin dhe jo për ta zgjidhur atë. Natyrisht duhet patur parasysh aftësia dhe rendimenti në punë që kurrsesi nuk mund të jetë i njëjtë me atai atyre që janë në sistem prej vitesh. Duhet mbajtur në konsideratë që ka patur ndryshime të rëndësishme dhe në Kodin e Proçedurës Penale, të cilat e kanë vështirësuar punën e prokurorit. Kërkohet më shumë kohë për realizimin e detyrave të njëjta. Pra edhe këto shtohen si problematika, dhe në këto kushte për të qenë objektiv dhe të sinqertë trupa e prokurorëve në sistem është në një presion të madh, përsa i takon nevojës për të dhënë produkt”– u shpreh për Zërin e Amerikës Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Prokurorisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pranon se ka vështirësi në plotësimin e vendeve bosh në sistem dhe në përgjigjen me shkrim që i dha Zërit të Amerikës, nënvizon shqetësimin, se vonesat në shqyrtimin e çështjeve kanë sjellë cënimin e aksesit në drejtësi. KLGJ argumenton se plotësimi vendeve vakante në sitemin gjyqësor është një proçes kompleks që përfshin disa institucione, dhe se nuk mund të parashikohet me saktësi. Ky këshill , sqaron se ka ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të plotësuar vendet bosh në Gjykatën e Lartë, ato të Apelit dhë shkallës së parë duke mbajtur gjithmonë në konsideratë cilësinë e kandidatëve që do të zgjidhen.

E megjithatë njohës të fushës së drejtësisë mendojnë se sistemi është në kolaps dhe se mungon vizioni për të ardhmen.

“Largimi ditë pas dite i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi për shkak të Vetting-ut, pa mundur të zëvendësohen secili, po krijon një preçedent të rrezikshëm. Ajo çfarë kemi sot është një sistem drejtësie në kaos dhe pa asnjë vizion. Institucionet e reja të cilave ju besua administrimi i drejtësisë janë futur në një rreth vicioz, pa mudur të japin zgjidhje për kolapsin dhe situatën e papreçedentë në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë”-thotë për Zërin e Amerikës Denisa Daka, avokate.

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjoni thotë se, kur u hartua reforma nuk parashikohej ky numër i lartë largimesh nga sistemi i drejtësisë për shkak të vettingut apo doreheqjeve dhe mohon të ketë kolaps në sistemin e drejtësisë. Ajo rendit disa masa me qëllim zbutjen e problematikës së vakancave, si rritjen e numrit të magjistratëve që hyjnë në system, të numrit të administratës gjyqësore dhe ndihmësave ligjorë për përshpejtimin e shqyrtimit të dosjeve.

Ndërkohë prej një viti Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ, me asistencën e ndërkombëtarëve, po punojnë për hartën e re gjyqësore që mendohet t’i vijë në ndihmë situatës problematike, por mes dy institucioneve ende nuk ka një qëndrim të njëjtë.

“Këshilli i lartë Gjyqësor ka sjellë një variant, i cili bën një ulje drastike të numrit të gjykatave, si ato të apelit ashtu dhe të ato të shkallës së parë, i cili në konsideratat tona mund të jetë i mirë për të plotësuar pikërisht këtë vakum, por nga ana tjetër mund të na sjellë një problematikë shumë të madhe me atë të cilën ne e advokojmë dhe vazhdojmë betejën për një drejtësi sociale, që duhet të kenë qytetarët. Ne kemi vlerësuar që nuk mund të shkojmë në një variant të tillë drastik, por kjo të jetë me faza. Për këtë arsye dhe grupi i punës në Ministrinë e drejtësisë edhe me partnerët ndërkombëtarë është diskutuar që të gjendet një rrugë e ndërmjetme, për të mos shkurtuar gjykatat e apelit në një numër shumë të pakët, që mund të jetë dhe një gjykatë apeli, por për ta arritur atë më dy apo tre faza, sapo kjo kjo fazë tranzitore të superohet”- argumentoi Etilda Gjoni, Ministre e Drejtësisë.

Normalizimi i punës në sistemin e drejtësisë dhe shkurtimi i kohës në dhënien e drejtësisë për qytetarët, sipas pritshmërive në rastin më të mirë shkon në 2 apo 3 vite. Qytetarët do të duhet të vijonë të përballen me ditë të vëshitra në marrjen e drejtësisë pasi reforma ende nuk ka një produkt të prekshëm prej tyre/ VOA

Etiketa: KLGJklpvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

11:50 : 29/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
AKTUALITET

Emërimet në SPAK/ Kushtetuesja nxjerr zbuluar KLP-në për rastin e Ndini Tavanit

12:01 : 24/04/2025
AKTUALITET

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

18:44 : 23/04/2025
AKTUALITET

Dumani: Kemi nevojë për këshilltarë ligjorë, KLP t’i adresojë problemin Kuvendit

11:59 : 14/04/2025
Para

Tifoz me ‘Tironën’ dhe Bayern Munchen, Basha shpjegon preferencat e tij në futboll

TË GJITHA

Do të paguhet më pak se Sylvinho, detajet e kontratës së Igli Tares me Milanin

15:38 : 21/05/2025

Pse u godit banda e trafikut të drogës pas zgjedhjeve? Dumani: Datën e dakordësojmë së bashku!

15:34 : 21/05/2025

Vritet në Spanjë ish-politikani ukrainas pro-rus, çfarë dyshohet

15:29 : 21/05/2025

Grumbullimi i Kombëtares, zhvendosen kuqezinjtë, shumë shpejt lista e të ftuarve për Serbinë

15:17 : 21/05/2025

Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masë tjetër sigurie në qeli

15:05 : 21/05/2025

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

14:32 : 21/05/2025

Çokollata do arrijë çmime të larta! Prodhimi i kakaos në krizë të rëndë

14:25 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com