• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i mjekut nga Gjermania: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID, kujdes këto ilaçe

19:50 : 05/03/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Drilon Çupi, specialist i mjekësisë dhe urgjencës në Gjermani që ndodhet në vijën e parë të rrezikut në betejën me koronavirusin në një intervistë në Radarin Informativ në ABC u shpreh se protokollet e mjekimit anti-covid në Shqipëri duhet të ndryshohen.

“Në përcaktimin e protokolleve ka pasur konfuzion. Protokolli i Shqipërisë ka nevojë urgjente për ndryshim dhe update. Protokolli duhet të hartohet nga ekspertët. Duhet një rifreskim për trajtimin ambulator dhe spitalor” tha ai.

Më tej, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë, por vetëm të huazojë në rregull. “Shqipëria nuk pritet që të bëjë kërkime shkencore, terapitë janë gati, mjafton që ministria të marrë protokollet e vendeve më të zhvilluara ti njësojë.

Unë dhe disa mjekë kemi që gjatë gjithë vitit kontribuojmë vullnetarisht nuk kërkojmë asnjë përfitim financiar, jemi gati të bashkëpunojmë për hartimin e një protokolli ekzakt, të zbatueshëm dhe praktik për të gjithë mjekët e Shqipërisë.

Urat lidhëse, unë personalisht i kam pasur, por për trajnimin online problemi ka qenë që aktualizimi dhe saktësimi i protokollit që është në Shqipëri, që nuk është pranuar dhe kjo bëhet fjalë që nga muaji nëntor dhe nuk ka pasur një urë lidhëse nga kanal zyrtar” tha ai.

Lexo edhe:

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

Mjeku u bëri apel shqiptarëve që të mos përdorin këto ilaçe pa rekomandim. “Ka mbi trajtime, abuzime me përdorimin e antibiotikëve dhe anti-viralëve. Protokolli duhet të ketë fuqi ligjore, nëse pacienti me mjekun ka konflikt juridik, ka një referencë zyrtare kush ka të drejtë dhe kush ka gabuar. Kortizonikët jepen vetëm në trajtimin spitalor, nuk i japin mjekët e familjes.

Përdorimi i tyre është shumë i rrezikshëm. Kortizonikët frenojnë sistemin imunitar dhe organizmi është më i rrezikuar nga covid dhe viruse të tjera, prandaj duhet të përdoret vetëm kur plotësohen kriteret.

Antibiotikët janë të rrezikshëm pasi me kalimin e kohës krijojnë rezistencë ndaj baktereve të tjerë, shkatërron edhe mikrobet e “mira” që jetojnë në rrugët e aparatit tretës që na ndihmojnë për tretjen dhe jashtëqitjen.

Anti-viralët mund të krijojnë reaksion alergjik vdekjeprurës, mund të krijohen dëmtime në mëlçi dhe veshka. Kjo është edhe për holluesit e gjakut, mos i përdorni pa miratimin e mjekut mund të sjellë hemorragji, gjakderdhje” tha ai.

Në fund mjeku tregoi edhe pasojat që lë COVID-19 për ata që e kanë kaluar në gjendje të rëndë.

“COVID lë pasoja te pacientët që janë në stadin kritik, në oksigjen, këta pacientë rreth një vit pas sëmundjes kanë pasur debulesë, mosmbushje mirë me frymë edhe pse pulmonet kanë qenë në rregull, por nga ana funksionale ka pasur çrregullim. Trajtimi më i mirë është parandalimi” përfundoi ai. /Abcnews.al

Etiketa: apelilacemjeku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025
Në foto: Vendi i ngjarjes dhe gjyqtari Astrit Kalaja
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025
AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

15:40 : 02/10/2025
Para

I fshehën sirianët në bagazhet e makinave për 350 euro, arrestohen 3 persona

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com