Belind Këlliçi, një prej drejtuesve politikë të PD në Qarkun e Tiranës, ka denoncuar sot atë që ndodh me banorët e kryeqytetit në Unazën e Re.
Këlliçi i drejton edhe një pyetje Kryebashkiakut Erion Veliaj se për llogari të kujt punon?
“Për interesin publik jo e jo. 300 familje në Unazën e Re rrezikojnë të mbesin pa shtëpi! Devijimin e lumit Lana për interesa klienteliste e quajnë “rehabilitim”. Rehabilitim të kujt? Për kë? Për të gllabëruar tokën që t’i bësh gropën e ta bësh kullë? Maskara!”, shkruan Këlliçinë postimin në rrjetet sociale, ku publikon edhe videon e mëposhtme.