3 muaj pas vrasjes se Klodian Rashes ne rr. Dritan Hoxha. Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën efektivit Nevaldo Hajdaraj. Akuza e re është ajo e ‘vtrasjes me dashje’.
Nga hetimet ka rezultuar se Rasha është i pa armatosur.
Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes e një modeli pistolete turke sportive e përshtatshme edhe për armë zjarri. Ajo nuk është e Rashës s’ka asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je. Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambjentet e paraburgimit.
Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcimin kufijve të mbrojties së nevojshme. Hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund të evitohej.
Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë në gjykatën e Tiranës për ta gjykyar e dënuar Nevaldo Hajdaraj për ‘vrasje me dashje’.








