Ish-kryeministri Berisha, i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve në ‘Çim Peka Live’ lidhur mbi deklaratën e fortë që Presidenti Meta bëri sot kur tha se nëse Rama fiton 73 mandate atëherë ai tërhiqet nga President dhe del në opozitë.
Berisha e ftoi Metën të rri i qetë, pasi është e sigurtë 100 përqind që Rama humb zgjedhjet.
‘Shqetësimi madhor për Europën dhe botën është lidhja e Edi Ramës me krimin. Ishte e rëndë për ne shqiptarët kur sot Borrell e Varhelyi ngrinin si çështje kryesore inkriminimin e kandidatëve. Presidenti Meta është 100% i sigurt që Edi Rama i humb zgjedhjet‘, tha Berisha.