• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve, prokuroria mbyll hetimet/ Ja akuzat ndaj Daniel Pepajt dhe babait të tij

18:15 : 23/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në muajin tetor të vitit 2020, ku Danjel Pepaj vrau dy të rinjtë Vilson Cutaj dhe Klemend Pepajn pas një konflikti për parcelën me drogë të mbjellë nga 3 personat në fjalë.

Prokuroria ka vendosur se vrasësi është i riu Danjel Pepaj, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar, duke mos u arrestuar ende dhe sot kur kanë kaluar gati 5 muaj. Ndërkohë babai i tij, Rrok Pepaj do të gjykohët vetëm për kultivim të lëndëve narkotike.

“Nga këqyrja e kufomave u konstatua se viktimat janë qëlluar nga prapa-para, me plumba automatiku, në kokë dhe në shpinë në një distancë 4-5 metër larg. Autori pasi ka kryer vrasjen, ka djegur dy ambientet e pushimit kasolle dhe ambientin e tharjes së drogës, ku ka mbajtur sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete dhe armën e krimit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij,” thuhet në dokument, shkruan Ora News.

Krimi i rëndë është provuar se ka ndodhur për shkak të konflikteve të drogës mes Vilson Ccutaj që kishte vetëm 4 muaj sa kishte dalë nga burgu, Klemend Pepaj dhe autorit të krimit, Danjel Pepaj. Prokuroria e Shkodrës, ka mbyllur hetimet për vrasjen e dyfishtë, duke çuar në gjyq babë e bir, ku ndaj Danjel Pepaj është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” të kryer në dëm të dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Kultivimit të lëndëve narkotike”. Ndërsa babai i autorit të vrasjes së dyfishtë Rrok Pepaj, është marrë i pandehur vetëm për akuzën e “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe vijon të jetë në burg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2 tetor 2020 në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe,ku Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj, janë qëlluar pas shpine me armë zjarri kallashnikov, duke u lënë të vdekur shumë pranë një parcele të mbjellë me drogë. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

Lexo edhe:

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

Në raportin informativ thuhet se në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 2 gëzhoja automatiku kallashnikov, një fishek të paplasur dhe dy aparate telefoni që i përkasin dy viktimave. Disa copa plastmasi me ngjyrë të zezë, një top me tel, një top me fije fildispanjë me ngjyrë jeshile dhe një biçak. Gjithashtu nga kontrolli i këtij territori, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjetrën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.

Etiketa: hetimeShkodervrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, disa të plagosur

14:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

12:49 : 26/05/2026
AKTUALITET

Shkaktoi aksidentin me një të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin!

14:15 : 24/05/2026
Para

“Është sa për numër”, sulmuesi i Partizanit reagon ashpër pas komenteve të Muçës

TË GJITHA

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom