(Emrat) Ja kush janë deputetët e “opozitës së re” që Rama do i fusë në listat e PS

Lexo edhe:

Në një kohë që na ndajnë edhe 60 ditë nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga ana e PS.

Rama ka thënë se procesi ka nisur, ndërkohë që ka njoftuar që do të përfshihen edhe figura të reja në moshë dhe në angazhim.

Listat prerogativë e drejtuesve të qarkut e kemi bërë gjithmonë. Janë drejtuesit e qarqeve që kanë barrën për të propozuar listën e skuadrës së qarkut dhe së bashku do të bëjmë listën e skuadrës kombëtare. Jemi në një proces të natyrshëm. Puna për seleksionimin e skuadrës ka shumë kohë që ka nisur. Kemi bërë dhe një proces për të hapur derën për të rinjtë dhe të rejat që duan të angazhohen. Është një proces që ka përfunduar nga pikëpamja e atyre që mund të përzgjidhen nga skuadra. Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe të rinj e të reja jo vetëm në moshë, por si prurje që vijnë nga angazhimi dhe ambicia për të qenë pjesë e skuadrës tonë. Patjetër që do të kemi edhe bazën e skuadrës te njerëzit me eksperiencë dhe besoj që do të kemi një skuadër dinjitoze, konkurruese dhe fituese”, tha Rama.

I pyetur nëse do të ketë në listat e kandidatëve pjesëtarë të opozitës së re parlamentare, Rama nuk ka dashur të zgjatet shumë, duke thënë vetëm “Nuk bëhet fjalë për opozitë, por për skuadër”.

Ora News raporton tre nga deputetët e opozitës së re, të cilët do të kandidojnë me Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për Ylli Shehun, ish-deputet i LSI-së, Ediola Braho deputete e LSI në Gjirokastër, si edhe Reme Lala, e cila e mori mandatin e saj nën siglën e PDIU-së në Dibër.

Lajme të lidhura

Para