• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush do ta drejtojë LDK-në pas dorëheqjes së Isa Mustafës?

08:06 : 18/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Isa Mustafa ka hequr dorë nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas më shumë se dhjetë vjetësh në këtë pozitë. Dorëheqja e tij erdhi pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK pësoi humbjen më të thellë në historinë e saj. Në krye të kësaj partie do të vije dikush tjetër, brenda pak javësh. Analistët e çështjeve politike kanë deklaruar për Express se kushdo që do të jetë shefi i ri i LDK’së, do ta ketë të vështirë ringjalljen e kësaj partie

Pas dorëheqjes së kryetarit, statuti i LDK’së përcakton se në afat brenda 60 ditësh, duhet të thirret Kuvendi i partisë, për të zgjedhur kryetarin e ri. Megjithëkëtë, Mustafa tha se zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet në më pak se 60 ditë. Disa prej emrave që janë përmendur si të denjë për të marrë pozitën më të rëndësishme në LDK janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Kujtim Shala e Anton Quni.

Nga emrat e përmendur, vetëm Lutfi Haziri ka deklaruar se është i gatshëm t’i futet garës për kryetar të LDK-së. Por, kush duhet të jetë emri që duhet të marrë “aminin” e partisë për të qenë shefi i ri i LDK’së?

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, ka deklaruar për Gazetën Express se ringritja e LDK-së pas katastrofës elektorale që pësoi në zgjedhje, mund të bëhet vetëm përmes gjetjes së një lidershipi që ka gatishmërinë për t’u përballur me vështirësitë e kësaj ringritjeje.

“Se kush do të jetë kryetar i ri i LDK’së, këtë sigurisht duhet dhe do ta vendosë vetë LDK. Një gjë që është e qartë, është se ringritja e LDK’së pas katastrofës elektorale që pësoi në zgjedhjet e 14 shkurtit, mund të bëhet vetëm përmes gjetjes së një lidershipi të ri i cili beson në vizionin për një LDK të re, që ka gatishmërinë për t’u përballur me vështirësitë e ringritjes dhe shndërrimin e LDK’së në forcë politike që është në gjendje të ofrojë alternativa të besueshme dhe atraktive politike në skenën politike kosovare”, ka deklaruar Latifi.

Lexo edhe:

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

Ndër emrat e përfolur deri më tani, Latifi ka zgjedhur kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin, si emrin më adekuat për të drejtuar LDK-në. “Natyrisht, LDK’së nuk i mungojnë njerëzit që mund të vihen në krye të punëve dhe njëri prej tyre është Lutfi Haziri”, tha Latifi.

Ndryshe nga Latifi mendon analisti politik Imer Mushkolaj. Për Mushkolajn, edhe emri më i pëlqyer në LDK, do ta ketë të vështirë vendosjen në pozitë të mirë të kësaj partie.

“Është problem të përmenden emra. Për LDK’në është më e rëndësishme të organizojë zgjedhje transparente në të gjitha strukturat, sesa ta zgjedhë një kryetar shpejt e shpejt, që e konsideroj se do të ishte improvizim. LDK gjendet në një pozitë aq të vështirë, saqë edhe emri më i pëlqyer prej votuesve që do të bëhej kryetar, nuk do ta vendosë në pozitë të mirë edhe për disa vjet”, ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj thotë se LDK’ja nuk duhet të reflektojë vetëm për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, por për siç e quan ai, keqmenazhimin e partisë në dhjetë vjetët e fundit.

“Zgjedhja e kryetarit nuk do duhej të ishte vetëm reflektim për rezultatin e zgjedhjeve, por do duhej të ishte shumë më shumë se kaq. Në radhë të parë, marrje e përgjegjësisë së grupit rreth Isa Mustafës, i cili në dekadën e fundit, me mënyrën që e ka menaxhuar partinë dhe mosrespektin e tjetërsimin e elektoratit të LDK’së, e kanë sjellë LDK’në në këtë situatë katastrofale”, ka thënë Mushkolaj për Express.

Mushkolaj deklaroi se nuk pret ringjallje të shpejtë të LDK-së. “Pavarësisht se kush zgjedhet kryetar i LDK’së, nuk pres ringjallje të shpejt të partisë, mund të ndodhë ngritje shkallë-shkallë brenda disa vjetësh”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq, sociologu Visar Ymeri ka deklaruar për Express se një ndër veçoritë që duhet t’i ketë kryetarja apo kryetari i ri i LDK’së, duhet të jetë qëndrueshmëria politike e ideologjike që ta definojë qartë jo atë që LDK ka është dhe ka qenë, por atë që duhet të jetë. “Kryetarja ose kryetari i ri i LDK-së duhet t’i ketë 3 veçori kryesore: Ta ketë karizmën e nevojshme e integritetin personal në mënyrë që të komandojë kredibilitet e simpati te qytetarët/elektorati, por edhe ta ketë mundësinë e frymëzimit të votuesve të rinj”

“Ta ketë fuqinë e autoritetin që të nis e përfundojë një proces të vështirë të strukturimit e reformimit të partisë për t’iu përshtatur kohës e rrethanave në të cilat vepron LDK sot.”

“Ta ketë qartësinë e qëndrueshmërinë politike e ideologjike në mënyrë që ta definojë qartë jo atë çka LDK është e çka ka qenë, por atë që duhet të jetë – një parti e qendrës së djathtë që promovon integritetin shtetëror e institucional dhe vlerat e demokracisë”, ka deklaruar Ymeri.

Ndërkaq, i pyetur për emrat e përmendur si adekuatë për t’i hyrë garës për të parin e LDK-së, Ymeri tha se pasi nuk e njeh mirë strukturën e kësaj partie, është i kufizuar vetëm në tre emra. “Duke mos u njohur mirë strukturën e LDK-së dhe duke qenë njëkohësisht i kufizuar vetëm në figurat publike, në mendje më vijnë vetëm 3 emra: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Arben Gashi. Prapë po e përsëris që duke mos i njohur mirë njerëzit brenda LDK jam i kufizuar në këtë vështrim timin, sidomos ndaj grave”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri deklaroi se LDK duhet të ketë vëmendje të shtuar në përfshirjen shumë më të madhe të grave në vendimmarrje. Ai po ashtu thotë se më e rëndësishmja për LDK-në është shkëputja nga e kaluara, që po i ndëshkon elektoralisht.

“Unë mendoj që LDK në procesin e strukturimit të vet duhet ta ketë një vëmendje të shtuar te përfshirja shumë më e madhe e grave në vendimmarrje, dhe në anën tjetër të jetë shumë më e vëmendshme e më aktive e agjile në komunikimin me publikun. Por gjëja më e rëndësishme për LDK dhe udhëheqësinë potencialisht të re të saj është mënyra se si e bëjnë shkëputjen nga e kaluara që po i ndëshkon elektoralisht dhe sa do të jenë të suksesshëm që t’a bindin elekotratin se tash e tutje vërtetë do të jenë ndryshe”, ka deklaruar Ymeri.

Etiketa: isa mustafakosoveLDK

Lajme të lidhura

RAJONI

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

15:17 : 11/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025
RAJONI

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

10:09 : 11/07/2025
RAJONI

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë/ Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: Efeketivët ushtruan forcë

17:37 : 10/07/2025
RAJONI

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

15:48 : 10/07/2025
RAJONI

Zhduken dy vajza të mitura në Fushë-Kosovë

10:23 : 10/07/2025
Para

Moti sot, ja surprizat që ju presin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com