• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zgjedhjet nuk janë garë të fortësh”, a po thumbon Bushati, Edi Ramën?

16:02 : 15/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati zgjedhjet në Kosovë treguan se sovrani shembi modelin e të vjetrës duke përqafuar shpresën. Sipa tij, fitorja e Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është fitore e çdo qytetari që jeton në Kosovë dhe diasporë, që kontribuon përmes punës së ndershme për Kosovën shtet funksional, demokratik, si një dhe të pandarë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Bushati thotë se tashmë Kurti dhe Osmani janë para përgjegjësisë për të drejtuar Kosovën “me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik, mirëqënies sociale dhe partneritetit me botën demokratike”, duke shtuar se ata tashmë kanë përgjegjësinë që të jetësojnë besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Europiane.

Por në postimin e tij ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duket se thumbon edhe Kryeministrin Edi Rama dhe modelin e tij politik, kur shkruan “në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen gjykimit të popullit. Fitoret e mëdha shoqërohen gjithnjë me pritshmëri dhe përgjegjësi të mëdha”.

Po të kihen parasysh lëvizjet e Kryeministrit Edi Rama, i cili jo vetëm futi në Parlament persona me precedent penalë dhe të dënuar, por sikundër u provua edhe në përgjimet e publikuara nga BILD, angazhoi në zgjedhjet e Dibrës dhe në Durrës persona me precedentë të fortë kriminalë, që u vunë në shërbim të skemës për tjetërsimin e votave, duket se ish-ministri i Jashtëm ka shigjetuar pikërisht Edi Ramën.

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

NJË FITORE E TË ARDHMES

Po, Kosova përqafoi të ardhmen! Më shumë sesa një fitore e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, 14 Shkurti 2021, do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur sovrani me votë plebishitare shembi modelin e vjetër dhe përqafoi shpresën.

Është fitorja e çdo qytetari që jeton në Kosovë dhe diasporë, që kontribuon përmes punës së ndershme për Kosovën shtet funksional, demokratik, si një dhe të pandarë.Është fitorja e çdo sipërparrësi të ndershëm që beson tek puna, shpirti i garës, shteti zhvillimor, barazia në mundësi, përkundrejt kapitalizmit grabitqar që thellon pabarazinë, mpin shoqërinë e nxit braktisjen e vendit.Është fitorja e shoqërisë civile, medias së lirë dhe profesionistëve me integritet moral që besojnë tek vlerat e lirisë, humanizmit, qytetarisë, drejtësisë sociale, përballë gazetarisë rentiere e shpirtprishur në shërbim të pushtetit.

Është fitorja e një modeli të ri politik që s’ka të bëjë me moshën, gjininë e prejardhjen, por që ndjen përgjegjësinë para njerëzve, duke demonstruar konsistencë në ide, përgjegjshmëri shtetërore e pathyeshmëri, duke mos u bërë palë me veset e politikës që gërryejnë idealin e jetës demokratike.Është fitorja e standardit dhe kulturës demokratike. Kosova, 13 vjet shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi plot 109 vjet shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen gjykimit të popullit. Fitoret e mëdha shoqërohen gjithnjë me pritshmëri dhe përgjegjësi të mëdha.

Tanimë, Lëvizja Vetëvendosje, Albini dhe Vjosa janë përpara një përgjegjësie historike për ta drejtuar Kosovën me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik, mirëqënies sociale dhe partneritetit me botën demokratike.

Sfida, që kërkojnë një konsensus të ripërtërirë politik e shoqëror. Ata kanë përgjegjësinë për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Europiane. Urime Kosovë.

Etiketa: BushatiRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
RAJONI

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

11:41 : 10/07/2026
BOTA

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

17:17 : 09/07/2026
RAJONI

Konstituimi i Kuvendit/ Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:13 : 09/07/2026
RAJONI

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

11:12 : 08/07/2026
Para

Koronavirusi/ Zv.ministrja e Shëndetësisë: Situata në Shqipëri është alarmante

TË GJITHA

Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

13:15 : 23/07/2026

IA-ja del nga “kafazi” kibernetik, kryen sulme hakerimi

13:10 : 23/07/2026

Prishja e paktit për “Territorialen”, Berisha: Rama nuk pranon asnjë reformë përtej vullnetit të tij

12:54 : 23/07/2026

E rëndë/ Mbytet pushuesi në plazhin e Orikumit

12:46 : 23/07/2026

“Hajdut! Hajdut!”/ Protestuesit godasin me vezë makinën e ministrit Ermal Nufi (Video)

12:44 : 23/07/2026

Dyshohet se hynë ilegalisht nga Shqipëria, ndalohen dy somaleze në Kosovë

12:43 : 23/07/2026

Hyjnë si minjtë në parlament/ Bardhi sfidon Ballën: Çohu dalim te protestuesit

12:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet