• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Cënohet eficienca e investimeve/ Qeveria ezauron 34% të deficit buxhetor 2020, në dhjetor u arrit rekordi

09:52 : 15/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Efektiviteti i shpenzimeve publike po cenohet nga pagesat jo të rregullta të qeverisë, të cilat zakonisht bëhen në fund të muajit dhjetor. Kjo praktikë e cilësuar aspak eficiente për shpenzimet po e thellon tendencën e saj.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, qeveria konsumoi nga deficiti buxhetor (borxhi i ri) 110 miliardë lekë në vitin 2020. Por, 34 % e kësaj shume, ose më shumë se 37 miliardë, u përdorën në muajin dhjetor.

Qeveria injektoi më shumë se 302 milionë euro në ekonomi gjatë një muaji dhe ky ishte ndër faktorët kryesorë që ndikoi në rritjen jo zakontë të depozitave të bizneseve në fund të vitit, raportoi Banka e Shqipërisë.

Si kudo në botë, pandemia e Covid -19 ka rritur deficitet dhe shpenzimet buxhetore. Në kuadër të një plani masash në mars 2020, qeveria e çoi deficitin buxhetor të vendit në 132 miliardë lekë, ose mbi 1 miliard euro, nga 39 miliardë lekë që ishte në buxhetin fillestar. Teksa të ardhurat ishin në rënie të qëndrueshme në gjithë vitin 2020 qeveria deri në nëntor 2020 konsumoi vetëm gjysmën e borxhit të ri në dispozicion, për të shpenzuar një të tretën e tij në muajin dhjetor, dhe la të paezauruar 16% të planifikimit, rreth 22 miliardë lekë, në linjë me mosrealizimin e planit të të ardhurave.

Përqendrimi i pagesave buxhetore në fund të vitit bëhet shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura. Burime nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave shpjeguan se detyrimet e prapambetura krijohen kryesisht nga katër arsye kryesore.

Lexo edhe:

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

Së pari, në disa raste, kontratat për investime realizohen përtej parashikimeve buxhetore. Së dyti, autoritetet kontraktuese ndryshojnë destinacionin e fondeve nga një projekt në një tjetër. Shpesh, projekti i ri ka nevoja më të mëdha për financime dhe bëhet shkak për akumulim detyrimesh. Së treti, problematike në drejtim të krijimit të detyrimeve mbetet fakti se 70% e fondeve për investime apo për mirëmbajtje, alokohej në dy muajt e fundit. Së katërti, autoritetet kontraktore vuajnë nga një nivel i ulët menaxhimi, shpjegoi burimi nga Drejtoria e Thesarit.

Ish-drejtori i Auditit të Buxhetit në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Azmi Stringa, tha se, gjatë kontrolleve në një vit, çeljet e thesarit ishin 60 miliardë lekë më shumë se buxheti i miratuar.
Zoti Stringa tha se ligjet që parandalojnë krijimin e detyrimeve janë të rrepta, por nuk janë zbatuar, shumë persona duhet të hetoheshin, por deri më tani, nuk është marrë as edhe një masë administrative, tha ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, zbuloi në një raport të posaçëm, se në vitin 2019, mbi 46% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit prej 30 ditësh në sistemin e Thesarit. /Monitor/

Etiketa: borxhiinvestimeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

09:08 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
Para

‘Ju nuk njihni turp, se nuk keni gjak në damarë’

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com