• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Armiku i Kurtit si kryeministër do jetë armata e shërbëtorëve të hajdutëve partiakë

12:59 : 13/02/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Kim Mehmeti

Ata që i kanë përcjellë debatet televizive parazgjedhore në Kosovë, nuk e kanë pasur vështirë ta kuptojnë se Kosova është marrë peng nga mendësia se “hajni i partisë sime është hajdut i mirë”.

Ndaj mund të thuhet se Kosova prodhoi një shtresë zhvatësish dhe zëdhënësish të tyre, një kastë individësh të privilegjuar që e thithnin gjakun e saj, por jo si shushunjat e rëndomta-atë të keqin, por më të mirin–gjakun e saj rinor.

Dhe këta mbrojtës të hajdutëve të partive të veta, më së shumti e ndihmuan popullin e Kosovës të kuptojë se sulmet ndaj ngjyrës së kuqe të VV ishte mjegull që duhej ta bënte të padukshme bojën e hajnisë, që ishte bërë shenjë njohëse e vendit e me të cilën bojë, atë e kishin “ngjyrosur”, pushtetarët e deritanishëm të saj e jo VV.

Ndaj ardhja e VV-së në krye të qeverisë së Kosovës, do të thotë betejë e fituar kundër atyre që popullin e trajtojnë si një kope lehtë të manipulueshme, të cilën mjafton ta lëshosh që lirshëm ta “kullotë” varfërinë vet.

Lexo edhe:

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

Por fitorja me votë nuk do të jetë as çereku i fitores për ta çliruar Kosovën nga zhvatësit e saj dhe “zëdhënësit” mediatikë, që tani do mbeten pa hajdutët e partisë së vet dhe që do t’i përdorin të gjitha mundësitë për ta penguar VV në betejat që e presin dhe për t’i ‘dëshmuar’ popullit sa ka gabuar që e ka mbështetur këtë parti.

Besoj se drejtuesit e VV-së e dinë se pas kësaj beteje i pret lufta e vërtetë me një ushtri drejtuesish nëpër institucionet shtetërore, të cilët vlerë të vetme kanë librezën partiake dhe të cilët do përballen me dy mundësi: o ta bojkotojnë VV, ose të tërhiqen, duke pranuar se kurrë nuk i shërbyen Kosovës, por hajdutëve të partive të veta.

Dhe armiku më i madh i Kurtit si kryeministër i ardhshëm do jetë kjo armatë e shërbëtorëve të hajdutëve partiakë. Por armik i Kurtit do jetë edhe pritshmëria e madhe e cila shkon deri aty sa të besohet se për katër vite ai do mund ta korrigjojë destruktivitetin e mbjellë në tokën e Kosovës thuajse dy dekada me radhë.

Pra VV do mund ta “dëshpërojë” popullin, jo pse nuk do bëjë të mundshmen, por pse nuk do e arrijë të pamundurën – të pritshmen, pra ta pastrojë Kosovën nga plehu politik që la pas vete “Klani Pronto” dhe “profesorët” e LDK-së, që mbuloheshin me “kapotën” e Rugovës e xhepat e së cilës i mbushnin me dollarë amerikanë, duke e dëshmuar kështu “proamerikanizmin” e tyre.

Etiketa: kim mehmetiKosovaKurti

Lajme të lidhura

RAJONI

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor

19:51 : 03/10/2025
RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Kombit, përplaset motoristi nga Peja

15:30 : 01/10/2025
SHOW BIZ

U kap me drogë, Buta kërkon lirimin nga paraburgimi: Kam familjen për të mbajtur

12:55 : 01/10/2025
RAJONI

Gjyqi në Hagë, Covey: Thaçi me komandantët e zonave kishte marrëdhënie të ndërlikuar

13:39 : 30/09/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

09:39 : 30/09/2025
Para

VIDEO/ Derë më derë, Salianji: Ky është realiteti, shqiptarët jetojnë me borxhe

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com