Një sherr me armë mes fqinjëve ka terrorizuar Kukësin, pasditen e kësaj të premteje. Burime nga policia bëjnë me dije se është parandaluar një ngjarje të rëndë.
Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje.
Uniformat blu sqarojnë se kanë kapur dhe neutralizuar autorin e dyshuar, Behar Elezi, person me precedent penal, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.
Ky i fundit nuk është dorëzuar pas thirrjeve të policisë dhe ka tentuar të largohet.
Elezi, pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.
Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasit R. S. dhe mjetin e një personi tjetër që ishte në lëvizje.
Sakaq, autori është shoqëruar në polici, ndërsa është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.
Njoftimi i policisë:
Reagimi në kohë i Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh.
Kapet dhe neutralizohet në kohë rekord autori, i cili qëlloi me armë zjarri.
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një shtetas që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.
Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.
Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.
Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.
Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.