Shoqëria civile dhe ambientalistë rinisën protestat kundër ligjit të plehrave. Qindra prej tyre u blodhën para kryeministrisë.
Ata i kërkuan Edi Ramës të tërheqë ligjin e rrëzuar nga presidenti i Republikës dhe të lejojë referendumin. I kthyer nga presidenti në parlament, ligji nuk është rishqyrtuar. Rama ka frikën e LSI që ka dhënë sinjale të qarta se nuk do ta votojë. Kundështarët e ligjit dhe aktivistët e AKIP kanë kërkuar heqjen e ligjit dhe jo amendime siç premton mazhoranca. Protestuesit thanë se do të mblidhen para parlamentit më 23 nëntor për të protestuar.