Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot pasdite në Tapizë.
Një mjet tip ‘Golf’ ka përplasur një këmbësor.
Mësohet se 48 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Më datë 02.02.2021, në orën 17:30, në Tapizë, mjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. D., rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.












