• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Biden kërkon një paketë ndihme prej 1.9 trilion dollarësh

08:32 : 25/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Një nga ndihmësit kryesorë ekonomikë të Presidentit Joe Biden u bëri thirrje senatorëve demokratë dhe republikanë të miratojnë një ndihmë të re prej 1.9 trilion dollarësh për koronavirusin, për të ndihmuar amerikanët në nevojë dhe shmangur një krizë më të madhe ekonomike.

Brian Deese, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar, tha se do të fliste me senatorët si pjesë e një nisme të administratës së Presidentit Biden për të argumentuar nevojën e një plani më të madh financiar shpëtimi.

“Ne nuk mund të presim,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Thjesht arsyeja se politika në Uashington ka qenë e bllokuar më parë, nuk do të thotë se duhet të vazhdojë të bllokohet.”

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 417,000 amerikanëve, ka bërë që miliona të humbin punën dhe po infekton më shumë se 175,000 njerëz në ditë, çka përbën një krizë të ngutshme për administratën e zotit Biden.

Presidenti Biden, i cili mori detyrën të mërkurën, bëri fushatë me premtimin për të ndërmarrë veprime agresive kundër pandemisë, të cilën paraardhësi i tij Donald Trump shpesh e minimizoi.

Lexo edhe:

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

Administrata Trump mbeti shumë larg synimit të saj për imunizimin e 20 milionë amerikanëve deri në fund të vitit 2020. Ajo nuk kishte asnjë plan të gatshëm për shpërndarjen e vaksinës tek miliona amerikanë kur zoti Biden erdhi në krye të ekzekutivit, tha të dielën Shefi i Kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Ron Klain.

Deri tani Kongresi ka autorizuar 4 trilionë dollarë për t’iu përgjigjur pandemisë dhe Shtëpia e Bardhë argumenton se janë të nevojshëm 1.9 trilionë dollarë të tjerë për të mbuluar kostot e përgjigjes ndaj virusit, si dhe për të siguruar kompensime të zgjeruara për papunësinë dhe pagesa për familjet.

“Çështja është kjo: Ne jemi në një emergjencë kombëtare dhe duhet të veprojmë si në emergjencë kombëtare”, tha Presidenti Biden të premten përpara nënshkrimit të urdhrave ekzekutive për ndihmën ekonomike.

Megjithëse Partia Demokrate e zotit Biden ka një shumicë të vogël në të dyja dhomat e Kongresit, legjislacioni mund të ketë nevojë për mbështetje dypartiake për të hequr pengesat procedurale dhe për t’u miratuar nga Senati.

Një numër republikanësh janë shprehur kundër përmasave të paketës së propozuar.

Senatori Mitt Romney, një republikan i moderuar, tha për program”Fox News Sunday” se do të dëgjonte argumentet e Shtëpisë së Bardhë, “por shifra e përgjithshme është marramendëse.”

“Shpenzimi dhe huazimi i triliona dollarëve nga kinezët nuk është gjëja më e mirë që mund të bëjmë që ekonomia jonë të jetë e fortë në vështrimin afatgjatë,” shtoi senatori.

Etiketa: BidenKoronavirusindihme

Lajme të lidhura

BOTA

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali

14:41 : 01/07/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
BOTA

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

20:31 : 30/05/2025
AKTUALITET

Veliera që po lundronin pësoi defekt, dy shtetas të huaj ndihmohen nga policia kufitare

20:21 : 25/05/2025
Para

Shqipja plas 'bombën' tjetër/ Tea duke dalë nga hoteli me ish-konkurrentin e Për'puthen? (Foto)

TË GJITHA

Zbulohet një fole prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

10:27 : 13/08/2025

Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia

10:15 : 13/08/2025

Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça

10:10 : 13/08/2025

Shiste kokainë dhe kanabis në zonat turistike të Vlorës, kapet 28-vjeçari

10:02 : 13/08/2025

Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI

09:52 : 13/08/2025

Tritan Shehu: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

09:40 : 13/08/2025

Krijohen vatra të reja zjarri në Gramsh, shkrumbohen plotësisht 6 fshatra

09:29 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com