Izraeli i ka shkaktuar një humbje të rëndë në “Elbasan Arena” Shqipërisë me rezultatin 0-3, ku arbitri gjerman Aytekin është bërë protagonist absolut i ndeshjes, me akordimin e dy penalltive dhe dy kartonëve të kuq, në dëm të skuadrës sonë përfaqësuese.
Në 20 ndeshjet e fundit, ky arbitër nuk kishte dhënë asnjë karton të kuq, ndërkohë që mbi Shqipërinë përdori kamzhik duke nxjerrë dy lojtarë jashtë fushës.
Ishin duke zhvilluar minuta të mira, madje kishim rrezikuar me Balajn, kur sulmuesi i Izraelit Zahavi u shkëput në kundërsulm në minutën e 18 dhe në tentativë për ta ndaluar, Gjishiti shkakton faull brenda zonës dhe kryesori i ndeshjes e ndëshkon mbrojtësin tonë me të kuq, ndërsa akordon 11-metërsh. Zahavi ekzekuton saktë dhe kalon Izraelin në avantazh.
Megjithëse me një lojtar më pak, kombëtarja kuqezi arriti të gjej forca duke reaguar, pro goli nuk erdhi.
Ishte minuta e 55, kur sërish kryesori gjerman i takimit bëhet sërish protagonist. Pas një nxehje gjakrash mes Berisha dhe sulmuesit Zahavi, Arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin tonë dhe akordon sërish 11-metërsh. Por Alban Hoxha, i sapo futur, arrin të pres penalltinë e goditur nga Zahavi.
Megjithatë përveç arbitrit kundër Shqipërisë në këtë ndeshje duket se ishte dhe fati. Pasi në minutën e 66 izraelitët dyfishojnë me një gol mjaft me fat, pasi topi i grushtuar nga Hoxha përplaset në këmbët e njërit prej lojtarëve kundërshtar dhe përfundon në rrjetën tonë.
Në minutën e 84, Atar shënoi edhe golin e tretë për Izraelin duke e vulosur rezultatin në 0-3.
Më poshtë ndeshja minutë pas minute:
Mbyllet takimi 0-3
84′ Izraeli shënon edhe golin e tretë. Shënon Atar
82’ Futet në fushën e lojës edhe Manaj, largohet Xhaka. Zëvendësimi i tretë për kombëtaren tonë
Tjetër goditje nga këndi për Izraelin
Ndëshkohet izraeliti Buzaglo, ndali një kundërsulm të lojtarëve tanë
79’ De Biasi hedh në fushën e lojës Edgar Canin, largohet Hysaj
Këndore për Izraelin
78’ Super gjuajtje e Roshit, por tregohet i vëmendshëm portieri i Izraelit
74’ Edhe pse luajmë me dy lojtarë më pak, është Izraeli që qëndron i tërhequr pas në mbrojtje të rezultatit të arritur deri në këto minuta
Izraeli kryen edhe zëvendësimin e dytë. Largohet Einbinder, në lojë Hemed
69’ Mundësi e mirë për Shqipërinë, por Balaj godet jashtë
66’ Përveç arbitrit në “favor”, izraelitët duket se në këtë ndeshje kanë në favor edhe fatin. Topi grushtohet nga Hoxha dhe më pas përplaset në këmbët e një prej lojtarëve izraelit e përfundon në rrjetën e portës sonë
64’ Izraeli kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sahar, në fushën e lojës Buzaglo
58’ Alban Hoxha sapo ishte hedhur në fushë duke zëvendësuar Llullakun. Vazhdon rezultatin 0-1, por jemi me dy lojtarë më pak
Alban Hoxha i pret 11-metërshin Zahavit
Topi ishte në mesin e fushës, ndërsa Berisha dhe sulmuesi Zahavi u përplasën në portën tonë. Berisha ndëshkohet me të kuqe dhe Izraelit fiton 11-metërsh. Një vendim mjaft i çuditshëm i arbitrit
56’ E çuditshme, ka dhe 11-metërsh për Izraelit
Berisha ndëshkohet me karton të kuq
55’ Nxehen gjakrat. Berisha përplaset me Zahavin.
45′ Arbitri akordon 2 minuta shtesë
45’ Goditje e rrezikshme nga një prej Izraelitëve, por fatmirësisht topi përfundon jashtë
42’ Minuta të mira për lojtarët tanë, por ende nuk po e gjejmë golin e barazimit
Tjetër korne për ne, por sërish largojnë izraelitët
33’ Fitojmë një goditje dënimi. Ekzekuton Memushaj, Roshi godet me kokë, por lehtë dhe topi ndalet në duart e portierit
30’ Ndërkohë në “Elbasan Arena” ka nisur një shi i dendur
26’ Lojtarët tanë kanë mbetur të ‘shokuar’ pas episodit të minutës së 17. Izraeli na rrezikon sërish, këtë herë është Berisha që na shpëton.
25’ Tjetër mundësi e mirë për Izraelin, por Agolli largon rrezikun këtë herë
Një goditje mjaft e rëndë për ekipin tonë, i cili erdhi pas një ndërhyrje të dyshimtë të Gjimshitit brenda zonës ndaj Zahavit dhe menjëherë arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh, të cilin sulmuesi i Izraelit e ktheu në gol
0-1, shënon Zahavi për Izraelin
17’ Penallti për izraelitët
15′ Ekzekuton Memushaj, topi më pas shkon te Kukeli, i cili lëshon një goditje të gabuar
Llullaku fiton një goditje të dënimi në mesin e fushës së izraelitëve
14’ Luhen minuta të qeta, megjithëse duket se janë lojtarët tanë të cilët kërkojnë të marrin iniciativën, kryesisht me Roshin në të djathtë
8′ Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Sërish Roshi lirohet në krahun e djathtë, krosin në zonë, por asnjë nga sulmuesit nuk e arrin
Ishte një krosim i Roshit, topi u zotëruar brenda zonës nga Llullaku, i cili e pason bukur për Memushajn, por ky i fundit nuk e godet si duhet.
5’ Mundësi e artë për Memushajn,por vlonjati gabon në momentin e fundit
4’ Luhen minutat e para dhe loja është e përqendruar në mesin e fushës
Më poshtë pritja e penalltisë nga portieri Alban Hoxha:
http://www.dailymotion.com/video/x51sh91_eran-zahavi-missed-penalty-albania-0-1-israel_sport