• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Familjet e prekura nga tërmeti, miratohen ndryshimet për subvencionimin e qirasë/ Për 2021 do jepen 1,5 mld lekë

15:46 : 21/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Rreth 1,5 miliardë lekë janë parashikuar nga buxheti i shtetit në 2021 për subvencionim e qirasë për familjet të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s.

Komisioni i Ekonomisë miratoi nën drejtimin e Kryetarit të ri, deputetit Anastas Angjeli aktin normativ për zgjatjen e afatit të subvencionimit të qirasë deri në momentin e strehimit të këtyre familjeve. Akti i mëparshëm parashikonte subvencionim e qirasë vetëm 1 vit pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti.

“Ky akt normativ është propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si ministri përgjegjëse për strehimin dhe është marrë miratimi nga Ministria e Rindërtimit. Akti synon të përshpejtojë proceduarat e subvencionit të qirasë. Akti i mëparshëm përcaktonte një afat fiks prej 1 viti për kryerjen e procedurave. Ne propozuam ta shtynim këtë afat për trajtim të familjeve që janë të pastrehë deri në momentin e strehimit të tyre”, shpjegoi drejtoresha e Përgjithshme e buxhetit, Mimoza Dhëmbi.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anastas Angjeli tha se mbështetja e familjeve të dëmtuara me qira deri në momentin e strehimit ishte i domosdoshëm, pasi izolimi i shkaktuar nga pandemia krijoi vonesa në nisjen e procesit të rindërtimit. “Rindërtimi tashmë ka filluar në plan të gjerë. Në buxhetin e këtij viti qeveria ka parashikuar fondet e nevojshme për përfundimin e procesit. Asnjë qytetar i dëmtuar nga tërmeti nuk do të mbetet pa u rimbursuar shuma e qirasë që paguajnë deri në momentin e ndërtimit të shtëpive”.

Drejtoresha e Përgjithshme e Strehimit, Doris Andoni tha se në 2020 në total përfituan subvencionimin e qirasë 13,914 familje. “Shifra është dinamike dhe ne presim që të ndërtohen banesat e këtyre familjeve. Nga Durrësi 300 familje janë larguar nga skema, pasi janë strehuar”. Në këtë qytet janë trajtuar me qira rreth 4 mijë familje të prekura nga tërmeti.

Lexo edhe:

Shtimi i apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi në mëshirë të fatit! Kryebashkiaku iu mbyll telefonin

Relatorja e aktit normativ, Blerina Gjylameti tha se deri tani ka përfunduar ndërtimi i 1000 shtëpive individuale. “Nga 28 kantieret e ndërtimit, në 10 prej tyre ka nisur puna. Rindërtimi parashikohet të përfundojë brenda afateve të parashikuara nga qeveria që është pranvera e vitit 2022”.

Sipas të dhënave të Ministrisë të Rindërtimit deri në nëntor 2020, janë paguar rreth 60% e fondit të miratuar për grantet e rikonstruksionit të apartamenteve dhe shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti. Përfitues të këtyre grandeve ishin 22 mijë familje për 11 bashki të vendit. Totali i fondit të miratuar për t’u shpërndarë është 9,8 mld lekë.

Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti. Në total në 11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit kanë aplikuar online 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit. Faza e aplikimeve në platformën elektronike zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në 28 shkurt të 2020-s.

Në total në vend u shembën 115 pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar ishin 242 pallate. /Monitor/

Etiketa: qirasubvencionetermeti

Lajme të lidhura

Key with keychain in a house shape in the door keyhole. Buy new home concept. Real estate market.
AKTUALITET

Shtimi i apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak

10:32 : 22/06/2025
AKTUALITET

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi në mëshirë të fatit! Kryebashkiaku iu mbyll telefonin

20:56 : 16/06/2025
AKTUALITET

Mungojnë subvencionet bujqësore, agropërpunimi i pazhvilluar

09:13 : 14/06/2025
BOTA

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

08:26 : 21/05/2025
BOTA

Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

20:20 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Fermerëve iu jepen shifra qesharake”/ Berisha nga Devolli: Ne do 5-fishojmë subvencionet

15:26 : 27/04/2025
Para

Shqipëria e 7-ta në Europë për rritjen e çmimeve në dhjetor

TË GJITHA

Pse Erion Veliaj duhej të ishte “lektori senator” për studentët e rinj të Akademisë Politike të PS? 

13:16 : 23/06/2025

I fshehur prej 4 ditësh, Khamenei ndërpret të gjitha kontaktet

13:08 : 23/06/2025

“Në qendrat e votimeve munguan komisionerët”/ Berisha: Votat shkonin për Sara Milën

13:07 : 23/06/2025

Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari

13:00 : 23/06/2025

Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare

12:48 : 23/06/2025

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

12:46 : 23/06/2025

E rëndë në qytetin shqiptar/ 4-vjeçari përplaset për vdekje me makinë në oborrin e shtëpisë

12:41 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com